Cila është situata e zjarreve në Shqipëri në prag fundjave?!

Ministria e Mbrojtjes njofton se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 15 vatra zjarri dhe aktualisht është bërë i mundur izolimi i plotë i vatrave në:
- Fshatin Tomorricë, bashkia Skrapar.
- Fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Përrenjas.
- Fshatin Shetël, bashkia Shijak.
- Fshatin Karbunarë e Sipërme dhe fshati Balaj bashkia Lushnjë.
- Fshatin Lalaj, bashkia Fier.
- Fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë.
- Uji i Ftohtë, bashkia Vlorë.
- Fshatin Qafë Mali, bashkia Fushë Arrëz.
- Mali i Jushit, bashkia Vau Dejës.
- Fshatin Grudë e Re, bashkia Shkodër.
- Fshatin Qarr, bashkia Has.
- Lagjen Nr.3, bashkia Kavajë.
Sipas deklaratës për shtyp në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 368 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 26 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.
Helikopteri ka operuar në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë dhe në fshatin Shetël, bashkia Shijak.
Sipas njoftimit aktualisht janë aktive vatrat në:
- Fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë.
- Fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin.
Ministria e Mbrojtjes përsërit thirrjen për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm në çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr pasi mos raportimi në kohë i vatrave sado të vogla nxit përhapjen e tyre në sipërfaqe më të mëdha, ndaj duhet një bashkëpunim me pushtetin vendor dhe shërbimin zjarrfikës!
E . S / SCAN
Sondazh

Lagjet periferike, “streha” e çifteve të reja/ Tiranë, “Kashari”, “Fresku” dhe “Farka” me më shumë martesa, në lagjet e vjetra po zhduken kurorëzimet
Të dhënat demografike nga Bashkia e Tiranës të përpunuara nga “Scan Intel”, tregojnë se numri i martesave në Tiranë është rritur me 9.3%, krahasuar me vitin......

Aksionet globale shënojnë muajin më të mirë që nga fundi i vitit 2020 ndërsa Dollari ‘rrëshqet’!
Aksionet globale u rritën të Premten, në rrugën e muajit të tyre më të mirë që nga fundi i vitit 2020, ndërsa tregtarët vënë bast se dobësimi i ekonomisë së......

Vlora, qyteti më i prekur nga kriza e çmimeve/ Regjistron rënien më të madhe të kursimeve, me 3 mln euro. Kryeqytetasit janë pasuruar me 105 milionë euro
Një ndër indikatorët që sinjalizon më së shumti ndikimin e krizës së çmimeve në ekonominë e familjeve shqiptare është ai depozitave. “Scan intel” i ka......

“Kërcen” kredia për shtëpi dhe individë/ Dy rekorde historike absolute gjatë qershorit, rrjedhojë e vrullit të ndërtimit
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kredia e re për individë gjatë muajit qershor ka prekur një rekord të ri historik, duke tejkaluar për herë......

Studimi zbulon: Sanksionet po ‘paralizojnë në mënyrë katastrofike' ekonominë ruse!
Sipas një studimi të Universitetit Yale, ekonomia e Rusisë është "paralizuar në mënyrë katastrofike" nga sanksionet perëndimore dhe eksodi masiv i kompanive......

Java mbyllet negativisht për Dollarin amerikan dhe Paundin britanik!
Dollari amerikan e ka mbyllur negativisht këtë javë pasi në raport me ditën e djeshme ka regjistruar rënie teksa blihet sot me 113.5 lekë dhe shitet me 115......

Brukseli miraton skemën e zhvillimit të Saksoni-Çekisë – Miraton fondin prej 152 milionë euro i cili synon të nxisë bashkëpunimin
Komisioni Evropian ka miratuar një program shumëvjeçar Interreg prej 152 milionë eurosh, i cili synon të nxisë bashkëpunimin dhe zhvillimin midis shtetit......

Qeveria blen serverë të rinj për Tatimet - Sistemi i fiskalizimit rrezikon të ezaurojë kapacitetet brenda 2022
Duke nisur nga viti i ardhshëm, bizneset në Shqipëri parashikohet të gjenerojë rreth 630 milionë fatura. E brenda 5 vitesh, parashikohet flasin për një shifër......