Shqipëria Postuar më 28 Korrik 2022, 15:55

Qeveria blen serverë të rinj për Tatimet - Sistemi i fiskalizimit rrezikon të ezaurojë kapacitetet brenda 2022

Nga SCAN TV
Qeveria blen serverë të rinj për Tatimet - Sistemi i fiskalizimit

Duke nisur nga viti i ardhshëm, bizneset në Shqipëri parashikohet të gjenerojë rreth 630 milionë fatura. E brenda 5 vitesh, parashikohet flasin për një shifër prej 850 milionë faturash.

Kjo, nuk ishte parashikuar në momentin që u ndërtua sistemi i ri i fiskalizimit që duket se me kapacitetet aktuale rrezikon të dalë jashtë funksionit brenda këtij viti për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Të paktën kështu rezulton në dokumentet e një tenderi  të shpallur në Agjencinë e Prokurimeve Publike nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Tenderi me fond limit rreth 377.9 milionë lekë parashikon rritjen e kapaciteteve hardware për sistemin e fiskalizimit-për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

“Nisur nga rritja e madhe e numrit të faturave, kapaciteti i ruajtjes do të mbushet brenda vitit 2022.  Rritja e numrit të faturave gjithashtu do të kërkonte më shumë fuqi përpunuese dhe për këtë arsye është i detyrueshëm shtimi i dy Serverëve të Bazës së të Dhënave Exadata për secilën makinë Exadata.

Duke iu referuar tendencës aktuale të rritjes dhe vlerësimit për 5 vitet e ardhshme, infrastruktura aktuale e bazës së të dhënave ‘Oracle Exadata’ nuk mjafton për të mbështetur këtë tendencë në rritje.  Për këto arsye rekomandohet që infrastruktura e bazës së të dhënave Oracle Exadata dhe infrastruktura e ruajtjes së jashtme për kopjet rezervë dhe skedarët duhet të përmirësohen për sa i përket kapacitetit të ruajtjes” shkruhet në dokumentet e tenderit.

Sistemi i ri i fiskalizimit u aplikua në fillim të vitit 2021. Me këtë ndërhyrje, qeveria ndryshoi sistemin e kasave fiskale që ishin në funksion që prej vitit 2009, përmes një procesi që mundësonte raportimin në kohë reale të çdo transaksioni.

Nga fillimi i procesit deri me fund të muajit të kaluar, në proces janë regjistruar 108 mijë tatimpagues ndërsa numri I faturave të lëshuara llogaritet në 407 milionë të tilla.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=ewgb9fmVVKY

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat