Rajoni Postuar më 28 Korrik 2022, 12:29

Shkupi pranon kërkesat e biznesit për energji - Do të plotësohen pas shpalljes së krizës energjitike më 1 gusht

Nga SCAN TV
Shkupi pranon kërkesat e biznesit për energji - Do të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar të gjitha kërkesat e sektorit të biznesit për energjinë elektrike. Kërkesa që do të plotësohen duke filluar nga 1 gushti, me shpallje e krizës energjitike në vend. Lajmi është konfirmuar nga ministria e ekonomisë në vend pas një takimi pune me përfaqësuesit e Asociacionit energjetik të Maqedonisë së Veriut, në të cilin mori pjesë edhe kryetari i Komisionit rregullator për energjinë.

Kërkesat kryesore kanë të bëjnë me faktin që në sezonin e dimrit të mos mbyllen kufijtë për importin e energjisë elektrike dhe për këtë qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet të informojë Serbinë dhe Bullgarinë. Gjithashtu kërkohet që të rritet prodhimi i energjisë elektrike, si dhe t’u mundësohet kapaciteteve të industrisë së lehtë - jo ndotëse që të vendosin panele diellore më lehtë dhe ligjërisht, sepse industria ka vetëm atë mundësi për t’u mbrojtur përballë rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Nga ana e saj ministria e ekonomisë konfirmoi se pjesa më e madhe e kërkesave, janë konsideruar të pranueshëm dhe do të realizohen sa më shpejt por vetëm pas shpalljes së krizës energjitike, pasi vetëm atëherë qeveria mund të marrë vendime në ndihmë të ekonomisë.

Gjithësesi qytetarëve iu kërkohet vazhdimisht të kursejnë energjinë elektrike, ndërsa qeveria i bëri apel opozitës që të mundësojë përmbushjen e kërkesave në mbështetje të ekonomisë.

Dorina Murtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat