Rriten shqetësimet për mungesën e gazit në dimër, pasi Nord Stream u ul në 20% të kapacitetit!

Dërgesat e gazit nëpërmjet Nord Stream ranë të mërkurën në 20% të kapacitetit të tubacionit, duke rritur shqetësimet për mungesat e dimrit në të gjithë Europën, sipas operatorit gjerman Gascade. Furnizimi me gaz nga Rusia në Gjermani ishte 14.4 gigavat orë (GWh) të mërkurën në mëngjes, krahasuar me mesataren prej 29 GWh.
Vetëm 1 GWh është energji e mjaftueshme për të furnizuar me energji një milion shtëpi për një orë, sipas rregullatorit të energjisë në Mbretërinë e Bashkuar Ofgem. Gjigandi energjetik i Rusisë Gazprom njoftoi reduktimin drastik të furnizimeve të hënën, në mes të një bllokimi energjetik midis Moskës dhe Perëndimit, i cili do ta bëjë më të vështirë dhe më të kushtueshëm për Europën ndërtimin e rezervave të gazit përpara dimrit.
Gascade, e cila menaxhon rrjetin e gazit të Gjermanisë, tha se tubacioni Nord Stream 1 - rruga kryesore e dërgimit të gazit rus në Evropë - ishte në një të pestën e kapacitetit të tij maksimal. Ndërkohë, kompania italiane e energjisë Eni njoftoi se është thënë nga Gazprom se furnizimet e gazit do të kufizohen në 27 milionë metra kub të mërkurën, kundrejt 34 milionë “ditëve të fundit”.
Këto njoftime kanë nxjerrë në pah frikën se vendet nuk do të jenë në gjendje të përmbushin objektivat për të rimbushur magazinimin dhe për t'i mbajtur qytetarët e tyre të ngrohtë gjatë muajve të dimrit dhe se rritja e brishtë ekonomike e Europës mund të marrë një goditje tjetër nëse gazi do të duhet të racionalizohet.
Para luftës në Ukrainë, Nord Stream transportonte rreth 73 GWh në orë në Gjermani, e cila është veçanërisht e varur nga gazi rus, por edhe në vende të tjera europiane. Nord Stream 1 përbën rreth një të tretën e të gjithë eksporteve të gazit rus në Europë.
Në qershor, furnizimet me gaz rus ishin 40% më pak se normalja. Ato u ndalën plotësisht midis 11 dhe 21 korrikut si pjesë e mirëmbajtjes së planifikuar vjetore, megjithëse që atëherë kanë rifilluar. Të hënën, Gazprom tha se do të përgjysmojë më tej furnizimet e tij ditore përmes Nord Stream, i cili kalon nën Detin Baltik, duke përmendur nevojën për të mirëmbajtur një turbinë.
Një zëdhënës i Kremlinit përsëriti pretendimin e Rusisë të mërkurën se sanksionet perëndimore janë fajtore pasi ato po e komplikojnë këtë punë. Zyrtarët europianë kanë kundërshtuar shpjegimin e Moskës, duke e akuzuar atë për përdorimin e energjisë si një armë ekonomike dhe politike.
Sipas një zëdhënësi të qeverisë gjermane, masa e Rusisë është një "lojë e pushtetit" dhe reduktimi i fluksit të gazit nuk ka "asnjë shkak teknik". Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur çmimin e gazit europian në nivele rekord, duke nxitur një krizë të kostos së jetesës në të gjithë kontinentin.
Në një përpjekje për të parandaluar mungesat e dimrit, BE zyrtarizoi një plan të martën për të bërë "çdo gjë të mundshme" për të reduktuar konsumin e gazit deri në mars 2023. 27 shtetet anëtare të saj synojnë të reduktojnë përdorimin e gazit me të paktën 15% krahasuar me mesataren 5-vjeçare gjatë së njëjtës periudhë. Rusia përbënte rreth 40% të importeve të gazit nga BE deri vitin e kaluar.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Çmimet “tkurrin” tregtinë/ Më pak mallra gjatë qershorit, pasagjerët dhe fluturimet me rritje!
Shifrat e qershorit konfirmojnë sërish tkurrje të tregtisë, krahasuar me qershorin e një viti më parë, sipas të dhënave mbi transportin nga “Instituti i......

Sulm kibernetik ndaj zyrtarëve të lartë të BE-së - Dyshohet nga spyware izraelit Pegasus!
Bashkimi Europian (BE) ka gjetur prova se telefonat e përdorur nga disa anëtarë të stafit të tij të lartë ishin hakuar nga spyware izraelit, tha zyrtari më i......

Lagjet më të plakura dhe më të reja të Tiranës/ Mosha mesatare, 37.8 vjeç, “Myslym Shyri”, 7 vite më e vjetër se “Lapraka”
Bashkia Tiranë ka përditësuar informacionin mbi popullsinë dhe njësitë administrative, ku ndër të tjera gjenden dhe të dhënat mbi moshën mesatare të lagjeve......

Forcohen ndjeshëm Paundi britanik, fiton rreth 1 pikë brenda natës ndërsa ‘rrëzohet’ Dollari!
Dollari amerikan ka ndryshuar drejtim këtë të enjte pasi në raport me ditën e djeshme ka humbur pikë dhe është blerë sot me 113.7 lekë dhe shitur me 114.8 lekë......

Hapet në Stamboll qendra e koordinimit të eksportit të grurit të Ukrainës!
Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar zbuloi të mërkurën një qendër në Stamboll për të mbikëqyrur eksportin e drithërave ukrainas pas një marrëveshje historike......

2.8 milionë dollarë për një xhaketë! - Shitet në ankand veshja e astronautit amerikan Buzz Aldrins
Shtëpia e ankandeve Sotheby’s ka shitur xhaketën e astronautit amerikan Buzz Aldrins, të cilën ai e kishte të veshur në misionin e Apollo 11 në vitin 1969, për......

Tajlanda legalizon përdorimin e kanabisit - Bima mund të përdoret në ushqime, pije dhe artikuj kozmetike
Nga ëmbëlsirat e mbushura me kanabis, çaji deri tek pasta e dhëmbëve - bizneset në Tajlandë po fitojnë para’ nga kërkesa e madhe e konsumatorëve për të gjitha......

Tetra Pak largohet nga Rusia - Kompania e paketimit ushtronte aktivitetet në vend prej 62 vitesh
Kompania ndërkombëtare e paketimit Tetra Pak deklaroi se do të largonte nga Rusia të gjitha aktivitetet e mbetura pas 62 vitesh në vend. Shumë kompani......