Tajlanda legalizon përdorimin e kanabisit - Bima mund të përdoret në ushqime, pije dhe artikuj kozmetike

Nga ëmbëlsirat e mbushura me kanabis, çaji deri tek pasta e dhëmbëve - bizneset në Tajlandë po fitojnë para’ nga kërkesa e madhe e konsumatorëve për të gjitha prodhimet që përmbajnë marijuanë, pas lehtësimit të fundit të ligjeve në fuqi për përdorimin e saj
Në vitin 2018, Tajlanda u bë vendi i parë i Azisë Juglindore që legalizoi marijuanën për përdorim mjekësor dhe kërkime. Vitin e kaluar, ajo lejoi që ekstraktet dhe gjethet e kanabisit të përdoren në kozmetikë, ushqime dhe pije, duke i shtyrë bizneset të zhvillojnë dhe të hedhin në treg produkte të reja për konsum.
Tani Tajlanda po punon për zhvillimin e kanabisit si një burim të ardhurash si dhe për të ndërtuar një industri vendase fitimprurëse duke legalizuar konsumin e bimës në qershor të këtij viti, vendi i parë aziatik që e bën këtë.
Dyqani i ëmbëlsirave në Bangkok, Kanomsiam, është një nga të parët që përdor gjerësisht kanabisin duke shtuar gjethe të thara kanabisi në petullat e tij tradicionale me shije pandani.
Dyqani tani ka një bazë të qëndrueshme të klientëve të rregullt që janë të gatshëm të paguajnë 4.61 dollarë për një pako prej 6 copësh të këtyre petullave në ngjyrë jeshile.
Gjithnjë e më shumë vendas kanë nisur të përdorin pastën e dhëmbëve Channherb, një produkt vendor që përdor ekstrakt vaji kanabis sativa. Ata thonë se efektet janë të menjëhershme sidomos për sa i përket mishërave të dhëmbëve.
Në Tajlandë kanabisi, midis bimëve të tjera lokale, është përdorur prej kohësh nga mjekët tradicionalë për të ndihmuar në zbutjen e simptomave inflamatore.
Ministri i Shëndetësisë Anutin Charnvirakul, i cili është shtytësi kryesor i kësaj politike, vlerëson se industria e kanabisit në Tajlandë do të vlerësohet në mbi 3 miliardë dollarë brenda pesë viteve të ardhshme. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters ai u shpreh se dëshironte të shihte njerëzit të pasuroheshin duke e përdorur këtë produkt në mënyra pozitive.
Tajlanda miratoi me nxitim një sërë rregullash të reja për përdorimin e kanabisit në qershor, pasi dekriminalizimi i planifikuar prej kohësh ngriti alarmin për mundësinë e përdorimit të pakontrolluar të substancës kudo dhe nga kushdo - përfshirë fëmijët.
Zyrtarisht, produktet komerciale të miratuara nga rregullatori i ushqimit dhe barnave mund të përmbajnë kanabidiol (CBD), një kimikat në kanabis që nuk i shkakton përdoruesve efekte anësore.
Sapuni i akneve me gjethe kanabis i markës tajlandeze K&B Cosmetic Co. Ltd, gjithashtu përfitoi nga përpjekjet e fundit të qeverisë për të promovuar kanabisin.
Një dyqan çaji në provincën lindore Chonburi të Tajlandës i është bashkuar gjithashtu ‘etheve’ të kanabisit duke krijuar një menu të veçantë të pijeve me kanabis pasi ligji lejon që gjethet të përdoren në ushqim dhe pije.
Dorina Kurtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=BtGD6PS4Gko
Sondazh

Tetra Pak largohet nga Rusia - Kompania e paketimit ushtronte aktivitetet në vend prej 62 vitesh
Kompania ndërkombëtare e paketimit Tetra Pak deklaroi se do të largonte nga Rusia të gjitha aktivitetet e mbetura pas 62 vitesh në vend. Shumë kompani......

Pse Gjermania nuk nxjerr gazin e saj? - Vendi importon gazin rus duke thelluar varësinë nga Moska
Në ditën kur Bashkimi Europian arriti një marrëveshje për reduktimin me 15% të konsumit të gazit në rast emergjence, del në skenë paradoksi gjerman. The......

FMN: Bota është në rrezik recesioni - Ngadalësimi i ekonomisë në Kinë dhe SHBA ul pritshmëritë!
Fondi Monetar Ndërkombëtar uli përsëri parashikimet e rritjes globale, duke paralajmëruar se rreziqet nga inflacioni i lartë dhe lufta në Ukrainë po......

Qeveria e Kosovës, ndihmë për familjet - Akordohen 10 milionë euro për skemën “Qeveria për familjet”
Qeveria e Kosovës në një mbledhje online ka marrë vendim për financimin 10 milionë eurove për skemën “Qeveria për familjet”. “Qeveria ka marrë miratimin e......

DPSHTRR kthehet në “korporatë”/ 26 milionë euro xhiro, 7 milionë euro fitime në vit. Mes 10 kompanive më të mëdha në Shqipëri
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) funksionon si një ent me vetëfinancim dhe me kapital shtetëror, dhe për vitin 2021......

Dy pensione për çdo emigrant shqiptar në Itali - Detajet e marrëveshjes/ Secili shtet do të paguajë në bazë të kontributeve të derdhura
Afro 330 mijë qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali do tu “rikthehen” vitet e punës të lëna në Shqipëri, të cilat deri më tani konsideroheshin......

Paketë për karburantin, ose biletat e urbanëve 80 lekë - Ultimatumi i transportit publik: Në gusht s’ka abone!
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas paralajmëron pezullimin e dhënies së abonesë për muajin gusht në rast se Bashkia e Tiranës apo qeveria nuk do t’i......

Njihen pensionet me Italinë/ Ibrahimaj: Përfitime edhe për papunësinë dhe sëmundjet
Pas shumë vitesh negociata, Shqipëria dhe Italia kanë arritur të firmosin një marrëveshje për njohjen e pensioneve mes dy vendeve, ku përfitues do të jenë afro......