Europa Postuar më 27 Korrik 2022, 14:22

Pse Gjermania nuk nxjerr gazin e saj? - Vendi importon gazin rus duke thelluar varësinë nga Moska

Nga SCAN TV
Pse Gjermania nuk nxjerr gazin e saj? - Vendi importon gazin rus duke thelluar

Në ditën kur Bashkimi Europian arriti një marrëveshje për reduktimin me 15% të konsumit të gazit në rast emergjence, del në skenë paradoksi gjerman. The Economist publikoi një analizë të gjatë me titullin: Gjermanët kanë qënë duke jetuar në ëndërr.

Falë kësaj analize zbulohet se Gjermania dhe pse nuk pasurinë e gazit natyror që ka Holanda, ka depozita të konsiderueshme. Në fillim të këtij mijëvjecari nga këto depozita nxirreshin 20 miliard metra kub gaz natyror në vit, që plotësonte një të katërtën e kërkesës vendore.

Studimet gjeologjike tregojnë se rezervat e gazit në terrenin gjerman përmbajnë ende të paktën 800 miliard metra kub. Por prodhimi në 20 vjecarin e fundit ka rënë duke zbritur në kuotën e 5 miliard metra kub në vit, pra një të dhjetat e importeve nga Rusia.

Gjermania është vendosur në një situatë varësie ekstreme dhe të kërcënueshme nga ana e Putin dhe pse nuk është e detyruar. Gjithashtu është e njohur historia e ish kancelarit socialdemokrat Gerhard Schroeder i punësuar nga Gazprom. Si ai, dhe shumë politikanë të tjerë gjermanë më pak të famshëm janë joshur nga paratë ruse duke u vendosur në shërbim të Moskës për të përforcuar lidhjet e varësosë.

Një nga arsyet se pse gazi gjerman, dhe pse i bollshëm, nuk përdoret, është sepse për ta nxjerrë duhet përdorur teknika e njohur si “thyerje hidraulike”. Metoda u krijua në vitin 1947 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku përdoret gjerësisht. Kjo teknikë përdor rezerva të mësha uji të përzier me rërë dhe disa doza tretësish kimikë.

Prej shumë vitesh opinioni publik gjerman është i bindur se kjo teknikë është e rrezikshme dhe e dëmshme për ambientin. Dhe pse bëhet fjalë për një shqetësim jo racional, anti shkencor dhe të përgënjeshtruar nga të gjitha studimet e kryera. Kjo teknikë u përdor për shumë kohë në Gjermani duke filluar nga vitet ’50, dhe nuk ka shkaktuar asnjëherë ndonjë incident me pasoja domethënëse për ambientin.

Mobilizimi kundër kësaj teknike për nxjerrjen e gazit u fuqizua kur kompania amerikane Exxon në vitin 2008 u kandidua për ta përdorur atë në një projekt për nxjerrjen e gazit në Gjermaninë Perëndimore. Të Gjelbërit ishin në krye të protestave. Në vitin 2017 kancelarja gjermane Angela Merkel miratoi dekretin që e konsideron të paligjshme këtë teknikë. Në fushatën kundër kësaj teknike u përfshi dhe Russia Today, rrjeti televiziv i Moskës, duke i dhënë hapësirë reportazheve pa asnjë bazë shkencore që fajësonin këtë teknikë për dëme ekstreme: si keqformime në lindje, probleme hormonale e kështu me rradhë.

The Economist citon një gjeolog të respektuar gjerman, Hans-Joachim Kümpel, i cili drejtonte këshillin e lartë të gjeo – shkencave në qeverinë e Berlinit. Ai u shpreh se në fund hoqën dorë të shpjegonin se kjo teknikë ishte shumë e sigurtë. Njerëzit që nuk kishin asnjë njohur nga gjeologjia dëgjonin vetëm histori të frikshme.

Aktualisht qeveria e kancelarit gjerman Scholz është e detyruar të aktivizojë planin e racionimit të energjisë elektrike për vjeshtë – dimër, me mbylljen me rotacion të fabrikave. Ndërkohë që gazi gjerman mbetet nën tokë. Prodhuesit gjermanë shprehen se me përdorimin e teknologjive të reja për thyerjen hidraulike dhe m ëtë sigurtë e të pastër se në të kaluarën, mund të dyfishojnë nxjerrjen e gazit në më pak se dy vjet, duke reduktuar importet nga Rusia me 15 miliard euro në vit.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=MJGSsJYLgwA

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat