DPSHTRR kthehet në “korporatë”/ 26 milionë euro xhiro, 7 milionë euro fitime në vit. Mes 10 kompanive më të mëdha në Shqipëri

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) funksionon si një ent me vetëfinancim dhe me kapital shtetëror, dhe për vitin 2021 raporton bilance financiare që e bëjnë të duket një korporatë e mirëfilltë. Gjatë 2021-shit, DPSHTRR raporton rreth 3 miliardë lekë të ardhura, që përkthehen në rreth 26 milionë euro si dhe 810 milionë lekë, ose rreth 7 milionë euro fitime. Në rast se do ta krahasonim me kompanitë më të mëdha në vend, referuar fitimeve, do të ishte e 4-ta në Shqipëri, ndërkohë që institucioni nënvizon se për herë të parë është përfshirë ndër 10 kompanitë private dhe publike më të mëdha në vend. Vetë DPSHTRR në raportin vjetor për vitin e kaluar thekson se rritja e të ardhurave përgjatë vitit 2021 fiksohet në 36% në terma vjetorë, ndërsa fitimet raportohet të jenë rritur me plot 131%. Një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar në këto shifra të fryra është edhe kalimi i shërbimit të kontrollit teknik të mjeteve (kolaudimi), nga një kompani private (SGS) drejt DPSHTRR. Pavarësisht se ky shërbim ka kaluar te Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor vetëm në qershor të vitit të kaluar, pra jo përgjatë të gjithë vitit, por vetëm në gjysmën e tij, përfaqëson thuajse 14% të të ardhurave totale të institucionit gjatë vitit kalendarik, plot 419 milionë lekë........Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=tc-CDcF2VHE
Sondazh

Dy pensione për çdo emigrant shqiptar në Itali - Detajet e marrëveshjes/ Secili shtet do të paguajë në bazë të kontributeve të derdhura
Afro 330 mijë qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali do tu “rikthehen” vitet e punës të lëna në Shqipëri, të cilat deri më tani konsideroheshin......

Paketë për karburantin, ose biletat e urbanëve 80 lekë - Ultimatumi i transportit publik: Në gusht s’ka abone!
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas paralajmëron pezullimin e dhënies së abonesë për muajin gusht në rast se Bashkia e Tiranës apo qeveria nuk do t’i......

Njihen pensionet me Italinë/ Ibrahimaj: Përfitime edhe për papunësinë dhe sëmundjet
Pas shumë vitesh negociata, Shqipëria dhe Italia kanë arritur të firmosin një marrëveshje për njohjen e pensioneve mes dy vendeve, ku përfitues do të jenë afro......

Makina na vlen më shumë se paratë në bankë/ “Flota”, sa 16% e PBB-së! Vlera e një mjeti, më e lartë se pasuria financiare e një familje shqiptare
Perceptimi i përgjithshëm, sidomos i të huajve për Shqipërinë lidhet ngushtë edhe me lidhjen që shqiptarët kanë me automjetet, duke i konsideruar si të......

Rusia do të largohet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor pas vitit 2024 dhe do të ndërtojë të vetin!
Ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten midis Rusisë dhe Perëndimit për luftën e vazhdueshme në Ukrainë, Moska ka njoftuar se do të largohet nga Stacioni......

2000 lodra për fëmijë hiqen nga tregu - ISHMT: Të rrezikshme, nuk përmbushin standardet e Bashkimit Europian!
21 artikuj të ndryshëm duke përfshirë 2000 lodra për fëmijë janë janë bllokuar nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, pasi nuk përmbushnin......

CEO i Aeroportit Heathrow të Londrës: “Ndërprerjet e udhëtimeve ajrore në mbarë botën mund të zgjasin deri në fund të vitit 2023”
Vonesat dhe ndërprerjet e linjave ajrore mes rritjes aktuale të udhëtimeve pas pandemisë mund të zgjasin edhe për 18 muaj të tjerë, sipas CEO të një prej......

Kjo hartë tregon tubacionin masiv të gazit që po ndërtojnë Rusia dhe Kina. Cilat janë marrëveshjet e qymyrit dhe energjisë bërthamore?!
Kina dhe Rusia janë në fazat përfundimtare të ndërtimit të tubacionit të parë që mund të dërgojë gaz nga Siberia në Shangai. “Fuqia e Siberisë” siç quhet pjesa......