Rusia do të largohet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor pas vitit 2024 dhe do të ndërtojë të vetin!

Ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten midis Rusisë dhe Perëndimit për luftën e vazhdueshme në Ukrainë, Moska ka njoftuar se do të largohet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) pas vitit 2024.
Vendimi, i raportuar nga mediat ruse, u njoftua gjatë një takimi midis presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Yuri Borisov, Drejtorit të Përgjithshëm të sapoemëruar të Roscosmos - agjencisë hapësinore të Rusisë.
Njoftimi, ndonëse përgjithësisht shihet si një lajm i keq për bashkëpunimin ndërkombëtar në hapësirë, nuk do të thotë se Rusia po heq dorë nga ambiciet e saj galaktike me Moskën që sugjeron se do të krijojë një stacion të ri orbital të sajin.
Borisov, i cili zëvendësoi paraardhësin Dmitry Rogozin pasi ai u hoq personalisht si kreu i Roscosmos nga Putin në fillim të këtij muaji, e quajti vendimin për të shkuar i vetëm dhe për të ndërtuar stacionin hapësinor të Rusisë si "rritje niveli" në industrinë hapësinore dhe "prioritetin" kryesor të programit.
“Sigurisht, ne do t'i përmbushim të gjitha obligimet ndaj partnerëve tanë, por vendimi që të largohemi nga ky stacion pas vitit 2024 është marrë”, tha Borisov.
Me daljen e Rusisë nga ISS ikën një nga zonat e pakta të mbetura ku Moska ishte ende duke bashkëpunuar në mënyrë paqësore me vendet perëndimore.
Tensionet ishin rritur pas pushtimit të Ukrainës në shkurt dhe sanksioneve pasuese të vendosura ndaj Rusisë, me një luftë fjalësh që shpërtheu midis NASA-s dhe Roscosmos për të ardhmen e ISS.
Bashkëpunimi ndërkombëtar në stacion do të vazhdojë midis NASA-s, JAXA të Japonisë, ESA të Europës dhe agjencive hapësinore CSA të Kanadasë.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

2000 lodra për fëmijë hiqen nga tregu - ISHMT: Të rrezikshme, nuk përmbushin standardet e Bashkimit Europian!
21 artikuj të ndryshëm duke përfshirë 2000 lodra për fëmijë janë janë bllokuar nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, pasi nuk përmbushnin......

CEO i Aeroportit Heathrow të Londrës: “Ndërprerjet e udhëtimeve ajrore në mbarë botën mund të zgjasin deri në fund të vitit 2023”
Vonesat dhe ndërprerjet e linjave ajrore mes rritjes aktuale të udhëtimeve pas pandemisë mund të zgjasin edhe për 18 muaj të tjerë, sipas CEO të një prej......

Kjo hartë tregon tubacionin masiv të gazit që po ndërtojnë Rusia dhe Kina. Cilat janë marrëveshjet e qymyrit dhe energjisë bërthamore?!
Kina dhe Rusia janë në fazat përfundimtare të ndërtimit të tubacionit të parë që mund të dërgojë gaz nga Siberia në Shangai. “Fuqia e Siberisë” siç quhet pjesa......

BE arrin një marrëveshje mbi planin e paprecedentë të energjisë!
Ministrat e Energjisë nga vendet e BE-së kanë arritur një marrëveshje mbi një plan të paprecedentë të energjisë që do të prezantojë një reduktim vullnetar prej......

Hapet ura e re bregdetare në Adriatik – Me ndihmën e BE-së dhe Kinës, Kroacia lidh rajonin e ndarë!
Kroacia ka hapur një urë të shumëpritur që lidh dy pjesë të vijës bregdetare të vendit të Detit Adriatik duke anashkaluar një pjesë të vogël të territorit të......

Gjermania kërkon punëtorë nga vendet e treta - Duhet që çdo vit në Gjermani të vijnë 400 mijë emigrantë për të zgjidhur çështjen!
Mungesa e punëtorëve në Gjermani është në rritje si në industri, ashtu edhe në zejtari ose në kujdesin shëndetësor. Marrja e forcave të specializuara nga......

Vijon rritja e Dollarit, Paundit dhe Frangës ndërsa monedha europiane nuk luhatet!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm teksa është blerë me 114.2 lekë dhe është shitur me 115.5 lekë sipas......

Zbulohet diamanti i rrallë rozë - Mund të jetë më i madhi i gjetur në 300 vitet e fundit
Një diamant i rrallë rozë i gjetur në Angola mund të jetë më i madhi i gjetur në tre shekujt e fundit, sipas minatorit australian Lucapa Diamond Co. Guri......