BE arrin një marrëveshje mbi planin e paprecedentë të energjisë!

Ministrat e Energjisë nga vendet e BE-së kanë arritur një marrëveshje mbi një plan të paprecedentë të energjisë që do të prezantojë një reduktim vullnetar prej 15% të konsumit të gazit në të gjithë bllokun nga tani deri në pranverën e ardhshme.
Reduktimi mund të bëhet i detyrueshëm në rast të mungesës ekstreme të gazit, megjithëse shumë vende do të kursehen automatikisht nga sakrificat e dhimbshme në bazë të një liste të gjatë përjashtimesh të dakorduara.
Projekt-plani u zbulua javën e kaluar nga Komisioni Europian në përgjigje të manipulimit të vazhdueshëm të Rusisë me rrjedhat e gazit në hakmarrje për sanksionet perëndimore të vendosura për pushtimin e Ukrainës. Furnizimet e pakësuara të gazit rus po ngjallin frikën e një recesioni të afërt dhe një krize dimërore.
Republika Çeke, e cila mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së, njoftoi përparimin të martën, saktësisht në orën 12:00 CET, në mes të një takimi ministror në Bruksel.
Pas tekstit origjinal të Komisionit, ministrat ranë dakord që të 27 vendet anëtare të ulin konsumin e gazit me 15% nga gushti deri në mars 2023. Faza e parë do të jetë vullnetare, bazuar në koordinimin, ndërrimin e karburantit, kufijtë e temperaturës dhe fushatat informuese.
Bizneseve, ndërtesave publike dhe familjeve private do t'u kërkohet të kontribuojnë në ndërmarrjen kolektive, e cila mund të ndihmojë në kursimin e deri në 45 miliardë metra kub (bcm) gaz.
Por në rast të një reduktimi drastik të gazit rus ose kërkesës jashtëzakonisht të lartë, objektivi prej 15% do të bëhet i detyrueshëm sipas një sistemi inovativ Union Alert, i shkaktuar përmes votave të shumicës së cilësuar.
Kjo do të hapë derën për racionimin në të gjithë bllokun, duke detyruar fabrikat e zgjedhura me intensitet energjetik të mbyllen për një periudhë të caktuar kohe. Familjet dhe shërbimet thelbësore, si spitalet dhe shkollat, do të mbeten të mbrojtura – nëse kriza nuk bëhet e dëshpëruar.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Hapet ura e re bregdetare në Adriatik – Me ndihmën e BE-së dhe Kinës, Kroacia lidh rajonin e ndarë!
Kroacia ka hapur një urë të shumëpritur që lidh dy pjesë të vijës bregdetare të vendit të Detit Adriatik duke anashkaluar një pjesë të vogël të territorit të......

Gjermania kërkon punëtorë nga vendet e treta - Duhet që çdo vit në Gjermani të vijnë 400 mijë emigrantë për të zgjidhur çështjen!
Mungesa e punëtorëve në Gjermani është në rritje si në industri, ashtu edhe në zejtari ose në kujdesin shëndetësor. Marrja e forcave të specializuara nga......

Vijon rritja e Dollarit, Paundit dhe Frangës ndërsa monedha europiane nuk luhatet!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm teksa është blerë me 114.2 lekë dhe është shitur me 115.5 lekë sipas......

Zbulohet diamanti i rrallë rozë - Mund të jetë më i madhi i gjetur në 300 vitet e fundit
Një diamant i rrallë rozë i gjetur në Angola mund të jetë më i madhi i gjetur në tre shekujt e fundit, sipas minatorit australian Lucapa Diamond Co. Guri......

Shqipëria do furnizojë me qymyr Serbinë dhe RMV - 2 shtetet do heqin kufizimet për furnizimin e Shqipërisë me produkte ushqimore
Shqipëria do të furnizojë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut në mënyrë që këto shtete të sigurojnë energji elektrike. Kjo është marrëveshja e arritur nga......

Temperatura rekord dhe mungesë reshjesh - Cila është situata e zjarreve në Shqipëri?!
Zëvendës Ministrja e Mbrojtjes së vendit Dallëndyshe Bici ka përditësuar situatën e zjarreve në Shqipëri përmes një deklarate për mediat ku sipas të dhënave......

Nafta rritet për të dytën ditë për shkak të shqetësimeve për shtrëngimin e furnizimit europian!
Çmimet e naftës u rritën të martën për të dytën ditë pas shqetësimeve në rritje për shtrëngimin e furnizimit europian pasi Rusia, një furnizues kryesor i......

Anët pozitive dhe negative të dollarit të fortë - 10 arsyet, nga përfitimet e amerikanëve, në problemet e europianëve dhe inflacionin
Gjithçka për të gjithë njerëzit, dollari amerikan lë gjurmët e tij në çdo cep të ekonomisë globale: është monedha në të cilën blihen dhe shiten lëndët e para......