Temperatura rekord dhe mungesë reshjesh - Cila është situata e zjarreve në Shqipëri?!

Zëvendës Ministrja e Mbrojtjes së vendit Dallëndyshe Bici ka përditësuar situatën e zjarreve në Shqipëri përmes një deklarate për mediat ku sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri.
Sipas deklaratës pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
- Fshatin Bërzane, bashkia Lezhë.
- Fshatin Bogovë, bashkia Skrapar.
- Fshatin Drenovicë, bashkia Dimal.
- Fshatin Culaj, nj, bashkia Malësi e Madhe.
- Fshatin Oblikë dhe Tek Stacioni i trenit, bashkia Shkodër.
- Fshatin Kishe-Arrë,fshati Karmë, fshatin Bushat dhe fshatin Kosmaqe, bashkia Vau-Dejës.
- Në lagjen Mehaj, bashkia Koplik.
- Në veri të rezervuarit Këlcyrë, bashkia Këlcyrë.
- Fshatin Mekat dhe fshatin Lezhan, bashkia Vlorë.
- Në Malin e Gravës, bashkia Finiq.
- Fshatin Mustafa Kocaj, bashkia Tiranë.
- Njësinë administrative Otllak, bashkia Berat.
- Fshatin Shetaj, bashkia Durrës.
- Në kodër tek Kisha e Luzit, bashkia Krujë.
- Në "përroin e zi", bashkia Belsh.
Bici njofton gjithashtu se në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve janë angazhuar 435 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 46 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.
Sipas informacionit të publikuar helikopteri ka ndërhyrë në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë dhe në fshatin Halil, Bashkisë Krujë dhe aktualisht janë 6 vatra aktive ku po punohet nga terreni nga forcat operacionale me mbështetjen edhe të Forcave të Armatosura:
- Në fshatin Velçan, në pyllin me dru "Mare", bashkia Berat.
- Në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe.
- Zjarri në fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ku po vazhdon puna për izolimin e plotë.
- Në fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Gramsh, në afërsi të Rezervatit Dardhë-Xhyrë, ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pyjore pishe dhe ahu.
- Në fshatin Halil, në zonën e mbrojtur Zgërdhesh, Bashkia Krujë, ku vazhdon ndërhyrja edhe me helikopter nga ajri, veç punës së forcave në terren.
- Në fshatin Leminot, Bashkia Maliq, ku aktualisht është bërë lokalizimi i dy vatrave të zjarrit dhe po punohet për fikjen e tyre.
Zv. Ministrja u ri bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm me çdo veprim që shkakton ndezjen e zjarreve, veçanërisht në zonat me risk më të lartë.
E . S / SCAN
Sondazh

Nafta rritet për të dytën ditë për shkak të shqetësimeve për shtrëngimin e furnizimit europian!
Çmimet e naftës u rritën të martën për të dytën ditë pas shqetësimeve në rritje për shtrëngimin e furnizimit europian pasi Rusia, një furnizues kryesor i......

Anët pozitive dhe negative të dollarit të fortë - 10 arsyet, nga përfitimet e amerikanëve, në problemet e europianëve dhe inflacionin
Gjithçka për të gjithë njerëzit, dollari amerikan lë gjurmët e tij në çdo cep të ekonomisë globale: është monedha në të cilën blihen dhe shiten lëndët e para......

Elon Musk: Çmimet e Tesla janë të turpshme - Miliarderi i konsideron shumë të larta tarifat e automjeteve të tij elektrike
Pronari i Tesla, Elon Musk, gjatë takimit me aksionerët për të analizuar ecurinë e tremujorit të dytë, i cilësoi cmimet aktuale të automjeteve elektrike të......

Supermarketet në Francë reduktojnë oraret - Dyqanet nisin kursimin e energjisë elektrike
Pronari i Leclerc paralajmëroi se zinxhiri i marketeve, shitësi kryesor i ushqimeve me pakicë në Francë, do të reduktojë orarin e hapjes për dyqanet e tij në......

Greqia i propozon BE të reduktojë gazin për industrinë - Athina kërkon një zgjidhje të përbashkët për krizën energjetike
Së bashku me planin për mbështetje të familjeve dhe bizneseve përballë rritjes së cmimit të energjisë elektrike dhe gazit, si dhe për të siguruar rezervat e......

AMF asiston rregullatorin ukrainas për legjislacionin e BE - Mete: Keni gjithë mbështetjen tonë në proces, Shqipëria rrugëtim domethënës në këtë drejtim
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të asistojë Komisionin e Letrave me Vlerë të Ukrainës në procesin e përafrimit të kuadrit ligjor me legjislacionin dhe......

Sa i kushtoi pandemia buxhetit? - Raporti/ 51.8 milionë euro për vaksinat dhe ndihmën ekonomike
Pandemia covid-19 ka qenë një kosto e lartë për buxhetin e shtetit që nga fillimi i saj, e cila u pasua me një mbyllje totale të ekonomisë, subvencionim,......

Sa janë rritur çmimet e apartamenteve? Zaloshnja: Deri në 400/m2 euro, kërkesa është e lartë
Rritja e çmimeve nuk ka lënë pa prekur edhe sektorin e ndërtimit në vend. Në një intervistë për SCAN TV, ekspertja e pasurive të patundshme, Ilda Zaloshnja......