Elon Musk: Çmimet e Tesla janë të turpshme - Miliarderi i konsideron shumë të larta tarifat e automjeteve të tij elektrike

Pronari i Tesla, Elon Musk, gjatë takimit me aksionerët për të analizuar ecurinë e tremujorit të dytë, i cilësoi cmimet aktuale të automjeteve elektrike të turpshme.
Musk deklaroi se do të reduktojë cmimet e Tesla. Aktualisht një Tesla Model 3 në Europë kushton 57.490 euro dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 46.990 dollarë.
Rritja e çmimit është tregues i një tendence në gamën e automjeteve Tesla. Elon Musk është i vetëdijshëm për faktin se ky është një problem, veçanërisht për një automjet si Model 3, që nëse do të kishte stimuj, do të ishte e prekshme për një numër më të madh blerësish.
Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë amerikane komentoi këtë çështje duke pranuar se çmimet janë rritur disa herë dhe se aktualisht janë në nivele të sikletshme. Por ai shtoi se ka pasur shumë probleme në zinxhirin e furnizimit dhe kështu në prodhim është regjistruar një inflacion “i çmendur”. Musk beson se situata do të përmirësohet së shpejti. Ai tha se inflacioni do të ulet në fund të vitit.
Problemi kryesor me çmimet është kombinimi i problemeve të inflacionit dhe zinxhirit të furnizimit. Musk beson se marka do të vazhdojë të përmirësohet gjatë pjesës tjetër të vitit. Pavarësisht sfidave të zinxhirit të furnizimit, Tesla sapo ka përmbyllur muajin e saj më produktiv ndonjëherë në nivel global. Tani kompania amerikane do të përpiqet të vazhdojë ngjitjen drejt një vëllimi total që i kalon 1.200.000 automjete.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=P2HYTi0mwPk
Sondazh

Supermarketet në Francë reduktojnë oraret - Dyqanet nisin kursimin e energjisë elektrike
Pronari i Leclerc paralajmëroi se zinxhiri i marketeve, shitësi kryesor i ushqimeve me pakicë në Francë, do të reduktojë orarin e hapjes për dyqanet e tij në......

Greqia i propozon BE të reduktojë gazin për industrinë - Athina kërkon një zgjidhje të përbashkët për krizën energjetike
Së bashku me planin për mbështetje të familjeve dhe bizneseve përballë rritjes së cmimit të energjisë elektrike dhe gazit, si dhe për të siguruar rezervat e......

AMF asiston rregullatorin ukrainas për legjislacionin e BE - Mete: Keni gjithë mbështetjen tonë në proces, Shqipëria rrugëtim domethënës në këtë drejtim
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të asistojë Komisionin e Letrave me Vlerë të Ukrainës në procesin e përafrimit të kuadrit ligjor me legjislacionin dhe......

Sa i kushtoi pandemia buxhetit? - Raporti/ 51.8 milionë euro për vaksinat dhe ndihmën ekonomike
Pandemia covid-19 ka qenë një kosto e lartë për buxhetin e shtetit që nga fillimi i saj, e cila u pasua me një mbyllje totale të ekonomisë, subvencionim,......

Sa janë rritur çmimet e apartamenteve? Zaloshnja: Deri në 400/m2 euro, kërkesa është e lartë
Rritja e çmimeve nuk ka lënë pa prekur edhe sektorin e ndërtimit në vend. Në një intervistë për SCAN TV, ekspertja e pasurive të patundshme, Ilda Zaloshnja......

Shqiptarët vijojnë të “trokasin” dyerve të Europës/ Azilantët, shifrat e prillit dy herë më të larta se vjet, por poshtë niveleve të para pandemisë
Aplikimet për azil nga shqiptarët gjatë muajit prill të këtij viti janë pothuaj dyfish më shumë se kërkesat për azil përgjatë prillit të vitit 2021. Të dhënat......

Në Shqipëri, jo të gjithë vijnë për turizëm - Rekordi i hyrjeve, edhe për qëllime biznesi
Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se turistët e huaj që kanë vizituar vendin tonë në 6 muajt e parë të vitit është 4.8 milionë, nga të......

Ukrainë-Shqipëri/ “Linjat” e paprekura të tregtisë nga lufta - Që në maj nuk importohet me grurë e metal. Por ka produkte që s’janë cënuar!
Edhe pse është e përfshirë në luftë, Shqipëria nuk i ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet tregtare me Ukrainën. Edhe pse në shifra modeste, Shqipëria po vijon......