Ukrainë-Shqipëri/ “Linjat” e paprekura të tregtisë nga lufta - Që në maj nuk importohet me grurë e metal. Por ka produkte që s’janë cënuar!

Edhe pse është e përfshirë në luftë, Shqipëria nuk i ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet tregtare me Ukrainën. Edhe pse në shifra modeste, Shqipëria po vijon të importojë mallra nga Ukraina.
Referuar të dhenave të tregtisë së jashtme të Instat, Shqipëria ka ndërprerë terësisht që prej muajit maj furnizimin me gizë dhe çelik si dhe me drithë nga Ukraina. Për këto mallra, Ukraina ka qenë një treg i rëndësishëm për Shqipërinë.
Megjithatë, ka edhe një serë produktesh të tjera që po vijojnë të blihen nga Ukraina në Shqipëri.
Importi i produkteve bulmetore, vezëve dhe mjaltit nuk është prekur nga lufta dhe ka vijuar rregullisht. Nga periudha janar deri në qershor të këtij viti, Shqipëria ka importuar nga këto mallra në vlerë nga 21 milionë deri në 29 milionë lekë në muaj.
Po ashtu, e paprekur ka mbetur edhe linja e vajrave dhe produkteve kafshore apo vegjetale ku Shqipëria çdo muaj ka importuar mesatarisht 115 deri në 224 milionë lekë.
Një tjetër linjë e paprekur është edhe ajo e pijeve, alkooleve dhe uthullave ku në 6 muajt e fundit ka importuar mesatarisht nga 43 mijë deri në 3.4 milionë lekë.
E paprekur ka mbetur linja e importit të drurit dhe qymyrit të drurit, ku mesatarisht çdo muaj janë importuar nga 966 mijë deri në 5.7 milionë lekë në muaj. E paprekur ka mbetur edhe linja e importit të veshjeve apo e importit të qelqit, ashtu sikurse ajo e makinerive e mobilerive.
Në total, Shqipëria ka importuar nga Ukraina në 6 muajt e fundit mallra me vlerë 2 miliardë lekë, duke njohur një rritje me 200 milionë lekë më shumë se në 6 mujorin e parë të vitit të kaluar.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=QtMEjtnVpPY
Sondazh

Para’ të tjera për fakultetet! Universiteti i Tiranës hap tenderin për rikonstruksionin e 6 godinave!
Mirëmbajtje ndërtese dhe ambienti rrethues. Ky është tenderi i radhës i Universitetit të Tiranës. Për shkak të problematikave dhe nevojave për një......

Receta me 4 përbërës për të realizuar e kontrolluar gjithçka në listën e detyrave në punë dhe shtëpi!
Edel Strazimiri / SCAN Shumica prej nesh bëjnë lista të detyrave për të mbajtur gjurmët e të gjitha gjërave që duhet të trajtojmë në shtëpi për......

Shton rreth 1.4 miliard euro në PBB e Italisë – Ja sa është "vlera e aseteve sociale" të Koloseut
Koloseu, monumenti më ikonë i Romës së lashtë, mund të shtojë rreth 1.4 miliardë euro në produktin e brendshëm bruto të Italisë çdo vit, por vlera e tij e......

Këto janë qytetet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë për t'u vizituar këtë vit!
Mund të duket paradoksale, por një udhëtim në Europë mund të jetë një mënyrë për të kursyer para në udhëtime këtë vit. Mes një përpjekjeje globale për të......

"Është një rrëmujë totale": Rritet opozita kundër planit të BE-së për reduktimin e gazit prej 15%!
Opozita kundër planit të propozuar të Komisionit Europian për të reduktuar vullnetarisht konsumin e gazit me 15% nga tani deri në pranverën e ardhshme po......

Rusia kufizon furnizimin me gaz përmes Nord Stream 1
Koncerni rus Gazprom kufizon furnizimin me gaz përmes gazjellësit Nord Stream 1 Duke filluar nga data 27 korrik kompania shtetërore ruse Gazprom do t'i......

Lufthansa, grevë e personelit të shërbimit në aeroporte – Shtohet kaosi i udhëtimeve verore!
Në pikun e pushimeve të verës sindikata Verdi bën thirrje për grevë paralajmëruese. Kjo mund ta shtojë edhe më shumë kaosin që ka përfshirë aktualisht......

Në cilat lagje të Tiranës ka më shumë divorce? Në “Laprakë” dhe “Myslym Shyri”. “Ali Demi” dhe “Selvia”, më konservatoret
Ndërkohë që shifrat e vitit 2020 paraqiten pozitive sa i përket numrit të divorceve në Tiranë, krahasuar me vitin paraardhës, të dhënat për vitin 2021 tregojnë......