Shqipëria Postuar më 26 Korrik 2022, 11:47

Para’ të tjera për fakultetet! Universiteti i Tiranës hap tenderin për rikonstruksionin e 6 godinave!

Nga SCAN TV
Para’ të tjera për fakultetet!  Universiteti i Tiranës hap

Mirëmbajtje ndërtese dhe ambienti rrethues. Ky është tenderi i radhës i Universitetit të Tiranës. Për shkak të problematikave dhe nevojave për një rikonstruksion në fakultetet e Tiranës do të kryhen një sërë punimesh.

Tenderi tregon dhe nevojat që ato kanë duke filluar nga prishja e dyshemeve dhe rregullimi i tyre, zëvendësimi i dyerve dhe dritareve, prishje suvash muresh të brendshëm, punime në tualete, riparimi i dyshemeve me pllaka, hidroizolimit të tualeteve në vendet e dëmtuara ku ka lagështi dhe rrjedhje, suvatime, lyerja me bojë, ndërrime dyersh dhe dritaresh, punime elektrike, përmirësim i impiantit hidraulik etj janë punimet që do të kryhen nëpër fakultete. Këto elementë konfirmojnë kushtet në të cilat  rreth 124 mijë studentë të Tiranës mësojnë.

Ky tender ka si fond limit vlerën e 25 milion lekëve për rikonstruksionin e godinave të fakulteteve të ndryshme.

Sipas një raporti të ‘Qëndresës Qytetare’, Universiteti i Tiranës ka kryer shpenzimet më të mëdha se universitet e tjera vitet e fundit, për mirëmbajtje ndërtesash  që kapin vlerën prej rreth 45.7 milionë lekësh të reja. Një tender me vlerë të lartë nga Universiteti i Tiranës me përshkrimin “Mirëmbajtje e çatisë së Rektoratit të UT-së” i viteve të fundit ishte në shumën 13 milionë e 750 mijë lekë i publikuar në datën 29 qershor 2020 në buletinin e prokurimeve publike.

Por jo vetëm Universiteti i Tiranës, shpenzime të shumta kanë kryer edhe universitete të tjera të rretheve për të cilët nuk ka një transparencë totale. Për të patur të bilanc të qartë të shpenzimeve të universiteteve duhet të ishte në funksion portali ‘U-Transparenca” i promovuar nga qeveria por kjo uebfaqe rezulton e padisponueshme dhe jofunksionale.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=5LVkYNDocJc

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat