"Është një rrëmujë totale": Rritet opozita kundër planit të BE-së për reduktimin e gazit prej 15%!

Opozita kundër planit të propozuar të Komisionit Europian për të reduktuar vullnetarisht konsumin e gazit me 15% nga tani deri në pranverën e ardhshme po rritet, me vendet jugore që kryesojnë. Ministrat kombëtarë do të takohen nesër në Bruksel për të diskutuar planin, i cili me siguri do t'i nënshtrohet ndryshimeve të shumta që vijnë nga fronte të ndryshme.
"Propozimi i Komisionit nuk është domosdoshmërish më efektivi, as më efikasi dhe as më i drejti," tha Teresa Ribera, ministrja spanjolle për tranzicionin ekologjik. “Spanja është një vend pro-europian”, shtoi ajo. "Pra, me keqardhjen më të thellë them që Spanja nuk e mbështet këtë propozim."
Homologu i saj grek, Kostas Skrekas, gjithashtu ngriti shqetësime, veçanërisht për objektivin e uljes horizontale prej 15%, ndërsa João Galamba, Sekretari i Shtetit i Portugalisë për mjedisin dhe energjinë, e quajti planin "të paqëndrueshëm" dhe "disproporcional".
Që kur Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës, 12 vende të BE-së kanë pësuar ndërprerje totale ose të pjesshme të furnizimit me gaz nga Gazprom, kompania shumëkombëshe energjetike në pronësi shtetërore që gëzon të drejta ekskluzive mbi infrastrukturën e tubacionit të Rusisë. Kufizimet shihen si hakmarrje për numrin në rritje të sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë.
Me çmimet që dalin jashtë kontrollit dhe furnizimet po pakësohen çdo ditë që kalon, Komisioni javën e kaluar zbuloi një plan për të ulur konsumin e gazit në të gjithë bllokun me 15% midis gushtit dhe marsit, në një përpjekje për të parandaluar dëmin më të madh nga manipulimi i vazhdueshëm i Rusisë me furnizimet me energji.
Bizneseve, ndërtesave publike dhe familjeve private do t'u kërkohet të kontribuojnë në ndërmarrjen kolektive, e cila mund të ndihmojë në kursimin e deri në 45 miliardë metra kub (bcm) gaz.
Kjo fazë e parë do të jetë vullnetare, bazuar në koordinimin, ndërrimin e karburantit, kufijtë e temperaturës dhe fushatat informuese. Por në rast të një reduktimi drastik ose të plotë të gazit rus, objektivi prej 15% do të bëhet i detyrueshëm sipas një sistemi "Union Alert".
Kjo do të hapë derën për racionimin në të gjithë bllokun, duke detyruar fabrikat e zgjedhura me intensitet energjetik të mbyllen për një periudhë të caktuar kohe. Familjet dhe shërbimet thelbësore, si spitalet dhe shkollat, do të mbeten të kursyera – nëse kriza nuk bëhet e dëshpëruar.
"Rusia po na shantazhon. Rusia po përdor energjinë si armë," tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ndërsa zbuloi propozimin, të quajtur "kurse gazin për dimër të sigurt".
Ekipi i Von der Leyen po përpiqet të miratojë planin me një procedurë të shpejtë që anashkalon plotësisht Parlamentin Europian dhe thjesht kërkon një shumicë të cilësuar nga shtetet anëtare.
Por plani i saj tani është nën një vëzhgim intensiv nga kryeqytetet dhe rrezikon të varroset nën një ortek ndryshimesh dhe transformimesh që synojnë të frenojnë atë që shumë e shohin si një rrëmbim pushteti nga Brukseli.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Rusia kufizon furnizimin me gaz përmes Nord Stream 1
Koncerni rus Gazprom kufizon furnizimin me gaz përmes gazjellësit Nord Stream 1 Duke filluar nga data 27 korrik kompania shtetërore ruse Gazprom do t'i......

Lufthansa, grevë e personelit të shërbimit në aeroporte – Shtohet kaosi i udhëtimeve verore!
Në pikun e pushimeve të verës sindikata Verdi bën thirrje për grevë paralajmëruese. Kjo mund ta shtojë edhe më shumë kaosin që ka përfshirë aktualisht......

Në cilat lagje të Tiranës ka më shumë divorce? Në “Laprakë” dhe “Myslym Shyri”. “Ali Demi” dhe “Selvia”, më konservatoret
Ndërkohë që shifrat e vitit 2020 paraqiten pozitive sa i përket numrit të divorceve në Tiranë, krahasuar me vitin paraardhës, të dhënat për vitin 2021 tregojnë......

Ndryshon ‘moti’ në tregun valutor – Rikuperojnë monedhat e huaja përballë Lekut!
Monedha europiane sikurse edhe valutat e tjera janë ‘zgjuar’ sot në ‘jeshile’ duke rikuperuar pikë në raport me fillimin e kësaj jave teksa është blerë sot......

Italia nis hetimet për një sulm të mundshëm kibernetik ndaj Agjencisë së të Ardhurave!
Sulmi kibernetik që do të kishte goditur Agjencinë e të Ardhurave të Italisë do të ishte kryer duke vjedhur profilin e një përdoruesi. Sipas asaj që mësohet,......

AKSHI, tender edhe në ‘kohë lufte’ - Projekti 697 milionë lekë për sistemet e pensioneve e të sigurimeve shoqërore
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur një tender tjetër të rëndësishëm, atë për përmirësimin e sistemeve të pensioneve. Tenderi me vlerë......

Prokurimet, “hallka e këputur” e qeverisë - Tatimet dhe doganat me shkeljet më të larta, 5 milionë euro dëm në buxhet
Sistemi i prokurimeve vijon të jetë hallka më e dobët e administratës shtetërore, ku janë janë identifikuar numri më i madh i shkeljeve te procedurave të......

Turistë ka, e konfirmojnë shifrat! Në Qershor, 39% më tepër të huaj se në vitin 2019, niveli më i lartë në 5 vite
Shifrat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, mbi “Lëvizjet e Shtetasve në Shqipëri”, përmbajnë të dhëna në lidhje me lëvizjet e qytetarëve......