Shqipëria Postuar më 25 Korrik 2022, 16:14

AKSHI, tender edhe në ‘kohë lufte’ - Projekti 697 milionë lekë për sistemet e pensioneve e të sigurimeve shoqërore

Nga SCAN TV
AKSHI, tender edhe në ‘kohë lufte’ - Projekti 697

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur një tender tjetër të rëndësishëm, atë për përmirësimin e sistemeve të pensioneve. Tenderi me vlerë 697 milionë lekë parashikon përmirësimin e 4 sistemeve ekzistuese 

Edhe pse prej më shumë se 1 javë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ndodhet në një presion të shtuar pune si rrjedhojë e sulmit kibernetik që paralizoi shërbimet publike, kjo nuk e ka penguar vijimin e procedurave tenderuese, tashmë për një shërbim tjetër të rëndësishëm.

AKSHI ka shpallur tenderin e radhës, me vlerë 697 milionë lekë për përmirësimin e sistemeve elektronike të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe infrastrukturës fizike për ISSH.

Projekti parashikon transferimin e të gjithë shërbimeve që lidhen me kontributet, llogaritjen e pensionit apo çdo dokument tjetër në variantin online, duke përmirësuar edhe sistemet ekzistuese.

Aktualisht, në zyrat e ISSH-së në qendër dhe rrethe janë vendosur 4 sisteme të ndryshme që kryejnë përllogaritjet e kontributeve, vitet e punës, masën e pensionit etj.

Sistemet që do të  përmirësohen janë ai i përllogaritjes dhe menaxhimit të pensionit, sistemi për digjitalizimin e dokumenteve arkivore të ISSH-së, sistemi për menaxhimin e kontributeve dhe sistemi për menaxhimin e financave të ISSH-së.

Referuar projektit të ri, vendndodhja e ‘Site-s Primar’ dhe bazës operative të sistemeve të përmirësuara do të jetë Datacenteri Qeveritar, pranë AKSHI-t.  Ndërkohë, sistemet do të vijojnë të kenë si vendndodhje dytësore atë që kanë sot.

Si datë fillimi e projektit do të merret “Data e nënshkrimit të kontratës” dhe periudha e implementimit do të jetë 12 muaj nisur nga kjo datë dhe 2 vjet mirëmbajtje.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=Af0T9r-NgNU

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......