Europa Postuar më 25 Korrik 2022, 13:43

Zgjedhjet e 25 shtatorit në Itali - Emrat që kryesojnë në garën për të zëvendësuar Draghin

Nga SCAN TV
Zgjedhjet e 25 shtatorit në Itali - Emrat që kryesojnë në

Zgjedhjet e parakohshme në Itali do të mbizotërohen nga listat. Partia demokratike e di se për të qenë një garuese e denjë duhet të mbledhë sa më shumë forca se ato për të cilat foli kryetari i saj Enrico Letta. E nëse është e vërtetë se sfida më qendrën e djathtë do të luhet në terrenin politik, gjithësesi do të vendoset nga llogaritjet numerike. Në këtë mënyrë dhe partitë shumë të vogla mund të jenë vendimtare për të krijuar mazhorancën në parlament dhe për të rritur përqindjet e partive të mëdha.

Me vendosjen e datës së zgjedhjeve liderët e partive politike përfituan nga edicionet e lajmeve dhe emisioneve televizive të mbrëmjes për të deklaryar të hapur fushatën elektorale

Matteo Salvini i Lega mbajti një fjalim të shkurtër gjatë ndërhyrjes në një edicion lajmesh në Rai, ku la të kuptohej se do të përqendrojë fushatën e tij dhe atë të qendrës së djathtë në tema si siguria, lufta ndaj emigracionut të paligjshëm, dhe dhunës nsë bandave të vogla kriminale – shpesh herë të përbëra nga minorenë – në rrugët e qyteteve italiane

Enrico Letta i PD ka marrë pjesë në edicione të ndryshme lajmesh dhe emisione, në të cilat mes të tjerave u shpreh se italianët do të ndëshkojnë ata që rrëzuan qeverinë. Për sa i përket kësaj Letta nuk ka konfirmuar ende nëse ka ndërmend të konfirmojë apo jo aleancën me Lëvizjen me pesë Yje, që u krijua gjatë zgjedhjeve të fundit. Por ai theksoi do të jetë e vështirë që të të dyja partitë të gjejnë një qëndrim të përbashkët në të ardhmen, pas rolit të kësaj lëvizjeje në rrëzimin e qeverisë

Giorgia Meloni e Fratelli d’Italia, e cila sipas sondazheve ka shumë mundësi të mira që të jetë kryeministrja e Italisë, duke folur për mediat në vend i kërkoi aleatëve të qendrës së djathtë që të mos pranonin aleanca të tjera dhe të ndryshueshme duke theksuar se e djathta duhet të qëndrojë e bashkuar.

Silvio Berlusconi duke folur për gazetarët komentoi sipas mënyrës së tij rënien e qeverisë. Ai u shpreh se nuk donte që Dragji të largohej nga posti i tij por ishte ai vetë që refuzoi të mbante rolin që kishte. Berlusconi shtoi se ndoshta Draghi ishte i lodhur dhe gjeti rastin e duhur për t’u larguar.

Giuseppe Conte, i lëvizjes me pesë yje komentoi gjithashtu rrëzimin e qeverisë duke thënë se deri në fund kishte menduar se do të merrnin votëbesimin për qeverinë Draghi. Sa për aelancën me qendrën e majtë ai tha se priste që Partia Demokratike të bënte zgjidhjet e saj

Presidenti i republikës italiane Sergio Matarella ka firmosur për datën 25 shtator për zgjedhjet e përgjithshme ndërsa seanca e parë e parlamentit të ri italian do të jetë në 13 tetor.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=sprKfuGpBRA&t=5s

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat