Rritet deficiti tregtar në Kosovë - Llogaritet 418 milionë euro në qershor. Zgjerohet tregtia me Shqipërinë!

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar në bazë vjetore më të lartë prej 30.5% në muajin qershor 2022, duke arritur 418.1 milionë euro. Ndërkaq, eksporti mbulon importin me 15.1%.
Eksporti i mallrave në muajin qershor 2022 kishte vlerën 74.6 milionë euro, ndërsa importi 492.8 milion Euro, që është një rritje prej 2.4% për eksport dhe 25.3% për import.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 24.3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 18.6% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar dhe 14.7% plastika, goma dhe artikujt prej tyre. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16.4% e përbëjnë produktet minerale; 12.8% metalet bazë dhe artikujt prej tyre dhe 12.4% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 24 milionë euro, ose rreth 32.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 2.4%. Ndërsa, importet nga vendet e BE-së ishin rreth 192.4 milionë euro, ose 39% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13%.
Në muajin qershor 2022, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 28.2 milionë euro, ose 37.8% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 2.8%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (13.4%), Shqipëria (12%), Serbia (5.8%) dhe Mali i Zi (5%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin qershor 2022, arritën në 92.8 milionë Euro, ose 18.8% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 17.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6.8%), Maqedonia e Veriut (5.3%) dhe Shqipëria (5%).
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=uArGAp3WJRg
Sondazh

Inflacioni dhe mungesa e personelit - Rrezikon mbylljen furra më antike e bukës në Vjenë e hapur në vitin 1536
Rritja e cmimeve të energjisë dhe lëndëve të para nga një anë, mungesa e personelit nga ana tjetër: prodhuesit e ushqimeve po përjetojnë një moment shumë të......

“Sistemet e AKSHI-t amatore, transparencë për tenderët” - Eduard Halimi: Janë paguar 280 euro për user, 10-fishin e Danimarkës. Shërbimet online, të nxituara
Në një intervistë ekskluzive për SCAN TV, ish Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi thotë se AKSHI duhet të bëjë transparencë lidhur me origjinën dhe pasojat e......

Pse pushuesit “braktisën” Jugun? - Licaj: Çmimet janë rritur kudo, nuk vihen re abuzime
Sezoni turistik bregdetar nuk po rezulton të jetë aq i mbarë për jugun e vendit i cili çdo vit ka qenë ndër më të preferuarit për pushuesit, dhe kjo për shkak......

Nafta mbetet e qëndrueshme – Balancohet frika se rritja e normave të interesit të Fed do të dobësonte kërkesën për karburant!
Çmimet e naftës ishin relativisht të qëndrueshme të hënën pasi tregu balancoi frikën e ofertës me pritjet se rritja e normave të interesit në SHBA do të......

Ndryshon pas 23 vitesh ligji për sekretin shtetëror - Përfshihen sistemet e komunikimit dhe siguria industriale
Këshilli i Ministrave ka dërguar për miratim në Kuvend një projeltloigj për ri për “Informacionoin e Klasifikuar”. Nisma ligjore është hartuar nga Drejtoria e......

Cila është rezerva energjetike në vend? – KESH përditëson shifrat për të tre HEC-et!
KESH ka publikuar shifrat e përditësuara për të tre HEC-et në kaskadën e lumit Drin ku sipas të cilave prurjet natyrore janë: HEC Fierzë 45 m3/s HEC......

Njoftim për bizneset mbi depozitimin e pasqyrave financiare – Afati do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar e-Albania
Nëpërmjet një publikimi në faqen zyrtare, Ministria e Financave dhe Ekonimisë ka njoftuar se, duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të......

Pse kjo mund të jetë java më e rëndësishme e verës për tregjet ndërkombëtare?!
Ka një sasi të larmishme lajmesh mbi atë që do të kalojnë tregjet ndërkombëtare në javën në vijim, ku më i rëndësishmi është takimi i mes javës së Rezervës......