Shqipëria Postuar më 25 Korrik 2022, 13:23

Pse pushuesit “braktisën” Jugun? - Licaj: Çmimet janë rritur kudo, nuk vihen re abuzime

Nga SCAN TV
Pse pushuesit “braktisën” Jugun? -  Licaj: Çmimet

Sezoni turistik bregdetar nuk po rezulton të jetë aq i mbarë për jugun e vendit i cili çdo vit ka qenë ndër më të preferuarit për pushuesit, dhe kjo për shkak të rritjes së çmimeve dhe stepjes nga abuzimet.

Në një intervistë për SCAN TV, ekspertja e turizmit, Brundila Licaj,  shprehet se rritja e çmimeve në turizëm ishte e pritshme dhe e paralajmëruar për shkak të infalacionit në tërësi, por ka ofertë për të gjithë kategoritë e pushuesve.

Sipas saj, nuk vihen re abuzimet dhe në rastet kur ndodh, qytetarët nuk kanë pse të bien pre pasi mund ti shohin çmimet paraprakisht.

Ndërkohë që mungesa e resorteve të mirëfillta në pjesën jugore të vendit vlerësohet si një tjetër arsye pse pushuesit, kryesisht familjarë, zgjedhin destinacione të huaja për pushimet verore.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=AF6-KbHRYFc

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat