Arabia Saudite shpall planet për gradaçelën 1 trilion dollarëshe - Do të jetë ndërtesa më e lartë në botë nëse shkon sipas planit

Arabia Saudite ka njoftuar planet për një gradaçelë prej 1 trilion dollarësh që shtrihet 120 km nëpër shkretëtirë.
Princi i kurorës Mohammed bin Salman Al Saud ka bërë plane për të ndërtuar rrokaqiejt, të cilët do të bëhen prej xhami të pasqyruar dhe do të shtrihen në të gjithë qytetin e ri të shkretëtirës, dhe e ka quajtur strukturën Neom.
Wall Street Journal zbuloi dokumentet e planifikimit që përshkruanin detaje për 'Mirror Line', e cila do të qëndronte në një lartësi më të lartë se Empire State Building dhe do të ishte ndërtesa më e lartë në botë nëse ndërtimi shkon sipas planit.
Qyteti i ardhshëm me zero karbon do të ndërtohet në një distancë prej 170 km, ku ndërtesa do të bëhet fokusi i qytetit të shkretëtirës, i cili do të jetë afërsisht sa madhësia e shtetit të Massachusetts.
Të dy ndërtesat do të lidhen përmes vendkalimeve, ndërsa transporti, si sistemi i trenave me shpejtësi të lartë, do të qarkullojë në shtresa nën zonat e këmbësorëve në mënyrë që të mos prishë natyrën apo qytetarët.
Rrokaqiejt me tetë anë do të kalojnë nëpër Gjirin e Aqabës në një zonë malore dhe përfshin një kompleks sportiv, një marinë për jahte dhe një kompleks që do të strehojë qeverinë saudite, sipas dokumenteve të zbuluara.
Planet e ndërtimit do të jenë gjithashtu shtëpi për pesë milionë njerëz, të cilët mund të udhëtojnë nga njëri skaj në tjetrin në vetëm 20 minuta, me shumicën e lehtësive të disponueshme për banorët brenda një shëtitjeje prej pesë minutash.
Duke u mundësuar tërësisht nga burime të rinovueshme të energjisë, Princi pretendoi se donte që projekti të përfundonte deri në vitin 2030. Megjithatë, inxhinierët kanë paralajmëruar se 'Mirror Line' mund të marrë deri në 50 vjet që ndërtimi të përfundojë.
Salman shpreson se projekti do të nxisë karrierën për banorët, duke krijuar 380,000 vende të reja pune dhe duke lejuar vendin të ndalojë varësinë e tij nga nafta.
Sipas aktivistëve, ka shqetësime për planet që 'zhvendosin' banorët nga zona.
Alya al-Huwaiti, një aktiviste me bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe anëtare e fisit Al-Howeitat i tha Middle East Eye për planet e ndërtimit: "Ai [Salman] do të bëjë gjithçka për të pretenduar se po e kthen Arabinë Saudite në një vend të civilizuar.
"Por nuk është e vërtetë, sepse një vend i civilizuar nuk do t'i kishte gjithë këta të burgosur dhe nuk do të vriste njerëz ose do t'i detyronte ata të zhvendoseshin," tha Alya.
SCAN

750 euro gjobë për dyqanet me ajër të kondicionuar që nuk mbyllin dyert – Pas Gjermanisë edhe Franca mobilizohet për uljen e përdorimit të energjisë!
Qeveria franceze do të detyrojë të gjitha dyqanet me ajër të kondicionuar të mbyllin dyert dhe të fikin reklamat me ndriçim natën, në një përpjekje për të ulur......

'800 km trafik dhe orë të gjata pritje': Sezoni i pushimeve verore europiane nis me bllokime!
Të presësh me orë të tëra në një bllokim trafiku nuk është saktësisht mënyra se si të gjithë do të donim të fillonim pushimet tona, por kjo është pikërisht ajo......

Evakuime masive dhe gjendje emergjence - Zjarre të forta dhe të egra përfshijnë të gjithë Greqinë!
Zjarre të egra dhe të forta kanë përfshirë veriun, jugun dhe lindjen e Greqisë të dielën, ndërsa një valë përvëluese e të nxehtit po zien në të gjithë vendin.......

Ndryshime në kabinetin qeveritar – Balluku merr detyrën e Ahmetaj si zv/ kryeministër. Majlinda Dhuka emërohet ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore me Bashkimin Europian
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Rama i ka propozuar Presidentit të ri në detyrë, Bajram Begaj shkarkimin e......

SHBA: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive në Paqësor!
Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtria kineze po bëhet gjithnjë e më agresive. Shefi i Shtabit të SHBA, Mark Milley tha se numri i rasteve në të......

Java nis negativisht për valutat e huaja – Rënie e ndjeshme për Dollarin, Euron dhe Frangën zvicerane!
Dollari amerikan vijon të shfaqet i paqëndrueshëm në tregun valutor vendas pasi e ka nisur këtë javë negativisht teksa është blerë sot me 113.7 lekë dhe është......

6 mënyra ekonomike për t'u ushqyer shëndetshëm në shtëpi!
Edel Strazimiri / SCAN Ngrënia e vakteve të ekuilibruara me lëndë ushqyese është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për shëndetin tuaj fizik......

Udhëtime falas në të gjithë vendin - Ky shtet europian ka ulur me 100% çmimet e transportit hekurudhor!
Çmimet e transportit publik në shërbimin shtetëror në të gjithë Spanjën tashmë janë ulur përgjysmë në përgjigje të rritjes së shpejtë të normave të......