Shqipëria Postuar më 25 Korrik 2022, 10:06

Ndryshime në kabinetin qeveritar – Balluku merr detyrën e Ahmetaj si zv/ kryeministër. Majlinda Dhuka emërohet ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore me Bashkimin Europian

Nga SCAN TV
Ndryshime në kabinetin qeveritar – Balluku merr detyrën e

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Rama i ka propozuar Presidentit të ri në detyrë, Bajram Begaj shkarkimin e Arben Ahmetajt nga detyra e zv/kryeministrit dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave dhe ka propozuar që zv/kryeministre të bëhet Belinda Balluku e cila do të mbajë njëkohësisht edhe postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Po ashtu, Rama ka propozuar që Majlinda Dhuka të emërohet ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore me Bashkimin Europian.

Ndryshimet janë publikuar nga vetë kryeministri në Twitter ku ka shkruar: “Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore & Ministre Shteti pranë kryeministrit.

“Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon”, ka shtuar Rama.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat