Europa Postuar më 25 Korrik 2022, 10:31

750 euro gjobë për dyqanet me ajër të kondicionuar që nuk mbyllin dyert – Pas Gjermanisë edhe Franca mobilizohet për uljen e përdorimit të energjisë!

Nga SCAN TV
750 euro gjobë për dyqanet me ajër të kondicionuar që

Qeveria franceze do të detyrojë të gjitha dyqanet me ajër të kondicionuar të mbyllin dyert dhe të fikin reklamat me ndriçim natën, në një përpjekje për të ulur përdorimin e energjisë.

Ministrja e Tranzicionit të Energjisë, Agnes Pannier-Runacher, thotë se është "absurde" që lënia e dyerve të hapura ndërkohë që ajri i kondicionuar është në punë mund të çojë në 20% më shumë konsum të energjisë.

Bizneset që thyejnë ndalimin, që do të hyjë në fuqi në ditët e ardhshme kur Pannier-Runacher të nxjerrë dekrete të reja, do të përballen me një gjobë prej 750 euro.

Disa qytete si Bourg-en-Bresse, Lyon, Besançon dhe Parisi kanë tashmë rregulla komunale në fuqi që nga mesi i korrikut, por tani qeveria dëshiron të zgjerojë iniciativën në të gjithë vendin.

Ndërsa një ndalim për reklamat me ndriçim midis orës 1 dhe 6 të mëngjesit zbatohet aktualisht në qytetet me më pak se 800,000 banorë, rregulloret e reja do ta bëjnë atë të zbatueshëm pavarësisht nga madhësia e popullsisë.

ANPCEN, një shoqatë franceze e cila bën fushatë kundër ndotjes nga drita, tha se sfida vjen në zbatimin e rregulloreve - gjë që aktualisht nuk ndodh vazhdimisht.

Konventa e Qytetarëve për Klimën e Presidentit Emmanuel Macron kishte propozuar kufizime edhe më ambicioze për ndotjen e dritës dhe përdorimin e energjisë elektrike, duke përfshirë ndalimin e të gjitha ekraneve të reklamave video në hapësirat publike dhe në transportin publik, por këto ide përfundimisht u refuzuan.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat