Ndryshon pas 23 vitesh ligji për sekretin shtetëror - Përfshihen sistemet e komunikimit dhe siguria industriale

Këshilli i Ministrave ka dërguar për miratim në Kuvend një projeltloigj për ri për “Informacionoin e Klasifikuar”. Nisma ligjore është hartuar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe ka për qëllim mbrojtjen e informacionit nga humbja, dëmtimi, rrjedhja, komprometimi dhe/ose ekspozimi i paautorizuar.
Përmes këtij ligji të ri, synohet të shfuqizohet ligji ekzistues, i miratuar që në vitin 1999.
Në këtë projektligj përcaktohen parimet bazë dhe rregullat e përgjithshme për krijimin, administrimin dhe mbikëqyrjen e informacionit të klasifikuar “Sekret shtetëror”, të NATO-s, të Bashkimit Evropian, të shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.
Risitë e këtij projektligji janë rregullimi i disiplinave për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar si: “Siguria e sistemeve të komunikimit dhe informacionit” dhe “Siguria industriale”, të cilat nuk kanë qenë të rregulluara në ligjin aktual;
Po ashtu, përcaktohet në ligj se cilat janë autoritetet përgjegjëse për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar në sistemet e komunikimit dhe informacionit.
Ligji përcakton gjithashtu përjashtimin e procedurave të verifikimit të sigurisë për Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministrin, të cilët autorizohen të kenë qasje tek informacioni i klasifikuar, për shkak të kryerjes së detyrave të tyre zyrtare.
Për herë të parë është përkufizuar koncepti i pronësisë së huaj, si formë kontrolli apo influencë kërcënuese për sigurinë e informacionit të klasifikuar për llogari dhe në interes të vendeve apo palëve jomike.
Në projektligj nuk parashikohet krijimi i ndonjë strukture të re dhe as i ndonjë institucioni të ri, gjë që do të shoqërohej me efekte financiare për buxhetin e shtetit.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=oM1sDNIGy68
Sondazh

Cila është rezerva energjetike në vend? – KESH përditëson shifrat për të tre HEC-et!
KESH ka publikuar shifrat e përditësuara për të tre HEC-et në kaskadën e lumit Drin ku sipas të cilave prurjet natyrore janë: HEC Fierzë 45 m3/s HEC......

Njoftim për bizneset mbi depozitimin e pasqyrave financiare – Afati do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar e-Albania
Nëpërmjet një publikimi në faqen zyrtare, Ministria e Financave dhe Ekonimisë ka njoftuar se, duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të......

Pse kjo mund të jetë java më e rëndësishme e verës për tregjet ndërkombëtare?!
Ka një sasi të larmishme lajmesh mbi atë që do të kalojnë tregjet ndërkombëtare në javën në vijim, ku më i rëndësishmi është takimi i mes javës së Rezervës......

Rusia vazhdon ofensivën ‘e sharmit’ të Afrikës ndërsa Lavrov mbërrin në Kongo!
Ministri i Jashtëm rus është në Kongo të hënën, si pjesë e ofensivës së ‘sharmit’ rus në Afrikë, që çon gjithashtu Sergei Lavrov në Egjipt, Ugandë dhe Etiopi.......

Arabia Saudite shpall planet për gradaçelën 1 trilion dollarëshe - Do të jetë ndërtesa më e lartë në botë nëse shkon sipas planit
Arabia Saudite ka njoftuar planet për një gradaçelë prej 1 trilion dollarësh që shtrihet 120 km nëpër shkretëtirë. Princi i kurorës Mohammed bin Salman Al......

750 euro gjobë për dyqanet me ajër të kondicionuar që nuk mbyllin dyert – Pas Gjermanisë edhe Franca mobilizohet për uljen e përdorimit të energjisë!
Qeveria franceze do të detyrojë të gjitha dyqanet me ajër të kondicionuar të mbyllin dyert dhe të fikin reklamat me ndriçim natën, në një përpjekje për të ulur......

'800 km trafik dhe orë të gjata pritje': Sezoni i pushimeve verore europiane nis me bllokime!
Të presësh me orë të tëra në një bllokim trafiku nuk është saktësisht mënyra se si të gjithë do të donim të fillonim pushimet tona, por kjo është pikërisht ajo......

Evakuime masive dhe gjendje emergjence - Zjarre të forta dhe të egra përfshijnë të gjithë Greqinë!
Zjarre të egra dhe të forta kanë përfshirë veriun, jugun dhe lindjen e Greqisë të dielën, ndërsa një valë përvëluese e të nxehtit po zien në të gjithë vendin.......