Inflacioni dhe mungesa e personelit - Rrezikon mbylljen furra më antike e bukës në Vjenë e hapur në vitin 1536

Rritja e cmimeve të energjisë dhe lëndëve të para nga një anë, mungesa e personelit nga ana tjetër: prodhuesit e ushqimeve po përjetojnë një moment shumë të komplikuar në të gjithë Europën. Kriza ka prekur dhe dyqane historike si Arthur Grimm Bäckerei, furrën më antike në Vjenë, që pjek bukë dhe ëmbëlsira që nga viti 1536. Pronarët aktualë e drejtojnë që nga vitet ’60 dhe rrallëherë ishin gjendur në një situatë kaq të vështirë si këto muaj.
Ata pranojnë se situata është e tillë se nëse ndryshojnë cmimin sot, e dinë që javën e ardhshme ai cmim nuk do të jetë më i vlefshëm. 10 e-maile në ditë nga furnizuesit i informojnë se ka sërish rritje cmimesh. Nëse gjalpi deri në nëntor 2021 kushtonte më pak se katër euro tashmë kushton 8 euro e 40 cent.
E njëjta gjë vlen dhe për miellin dhe faturat e gazit e energjisë elektrike. Jo gjithnjë rritjet e zmimeve të prodhimit mund të shkarkohen tek blerësit të cilët zgjedhin dyqane më ekonomike. Pronarët e këtyre dyqaneve kanë një problem tjetër: të gjejnë personel.
Ata shprehen se sidomos në zonat ku pagat nuk janë shumë të larta kompanitë e kanë shumë të vështirë të gjejnë personel të kualifikuar. Duke qenë se situata po vijon të jetë e tillë prej një kohe të gjatë, rrezikun më të madh po e përballojnë kompanitë e vogla, dhe pse të gjithë shpresojnë që inflacioni të jetë një situatë kalimtare. Ndërkohë furra shekullore vazhdon të shërbejë për vienezët duke shpresuar për kohëra më të mira dhe cmime të përballueshme.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=Jdg-czHyazQ&t=7s
Sondazh

“Sistemet e AKSHI-t amatore, transparencë për tenderët” - Eduard Halimi: Janë paguar 280 euro për user, 10-fishin e Danimarkës. Shërbimet online, të nxituara
Në një intervistë ekskluzive për SCAN TV, ish Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi thotë se AKSHI duhet të bëjë transparencë lidhur me origjinën dhe pasojat e......

Pse pushuesit “braktisën” Jugun? - Licaj: Çmimet janë rritur kudo, nuk vihen re abuzime
Sezoni turistik bregdetar nuk po rezulton të jetë aq i mbarë për jugun e vendit i cili çdo vit ka qenë ndër më të preferuarit për pushuesit, dhe kjo për shkak......

Nafta mbetet e qëndrueshme – Balancohet frika se rritja e normave të interesit të Fed do të dobësonte kërkesën për karburant!
Çmimet e naftës ishin relativisht të qëndrueshme të hënën pasi tregu balancoi frikën e ofertës me pritjet se rritja e normave të interesit në SHBA do të......

Ndryshon pas 23 vitesh ligji për sekretin shtetëror - Përfshihen sistemet e komunikimit dhe siguria industriale
Këshilli i Ministrave ka dërguar për miratim në Kuvend një projeltloigj për ri për “Informacionoin e Klasifikuar”. Nisma ligjore është hartuar nga Drejtoria e......

Cila është rezerva energjetike në vend? – KESH përditëson shifrat për të tre HEC-et!
KESH ka publikuar shifrat e përditësuara për të tre HEC-et në kaskadën e lumit Drin ku sipas të cilave prurjet natyrore janë: HEC Fierzë 45 m3/s HEC......

Njoftim për bizneset mbi depozitimin e pasqyrave financiare – Afati do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar e-Albania
Nëpërmjet një publikimi në faqen zyrtare, Ministria e Financave dhe Ekonimisë ka njoftuar se, duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të......

Pse kjo mund të jetë java më e rëndësishme e verës për tregjet ndërkombëtare?!
Ka një sasi të larmishme lajmesh mbi atë që do të kalojnë tregjet ndërkombëtare në javën në vijim, ku më i rëndësishmi është takimi i mes javës së Rezervës......

Rusia vazhdon ofensivën ‘e sharmit’ të Afrikës ndërsa Lavrov mbërrin në Kongo!
Ministri i Jashtëm rus është në Kongo të hënën, si pjesë e ofensivës së ‘sharmit’ rus në Afrikë, që çon gjithashtu Sergei Lavrov në Egjipt, Ugandë dhe Etiopi.......