Rajoni Postuar më 25 Korrik 2022, 13:42

Më shumë biznese të mbyllura se të hapura - Maqedonia e Veriut ndjen pasojat e pandemisë së Covid dhe luftës në Ukrainë

Nga SCAN TV
Më shumë biznese të mbyllura se të hapura - Maqedonia e

Pandemia Covid dhe lufta në Ukrainë, kufizojnë cdo ditë e më shumë veprimtarinë e bizneseve në Maqedoninë e Veriut. Ato duhet të kujdesen për likuiditetin në kushte të vështira dhe të pasigurta dhe të balancojnë mes nevojës për zhvillim, rritjes të kapaciteteve dhe ruajtjen e stabilitetit financiar. Goditjet e reja në ekonomi shkaktojnë rritje të pasigurisë në veprimtarinë e kompanive, gjë që ndikon në mbijetesën e vetë kompanisë.

Sipas analizave mediave në vend, në gjashtë muajt e parë të vitit nuk ia kanë dalë të mbijetojnë 4874 biznese dhe nëse krahasohet me vitin e kaluar, të dhënat tregojnë se ky vit është më i favorshëm. Vitin e kaluar, në gjysmën e parë të vitit, sipas të dhënave nga platforma “Rrjeti i Biznesit”, 5.022 biznese janë mbyllur

Analiza tregon se edhe këtë vit, si vitin e kaluar, mbylljet më të mëdha janë në të njëjtët sektorë: tregti, industri përpunuese, gastronomi e hoteleri, ndërtimtari dhe në transport e magazinim.

Edhe në gjysmën e parë të vitit 2022, më shumë biznese të mbyllura, sikurse në gjashtë muajt e parë të vitit 2021, janë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave. Këtë vit në këtë sektor janë ‘shuar’ 1.569 biznese, ndërsa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë – 1.622 të tilla. Në vend të dytë vitin e kaluar ishte sektori i i gastronomisë- hotelerisë, ndërsa tani është industria e prodhimit me 584 biznese të mbyllura. Vitin e kaluar, në gjashtëmujorin e parë, 543 biznese u mbyllën në industrinë e prodhimit. Sektori i gastronomisë dhe hotelerisë këtë vit ishte në vendin e tretë në listën e kompanive të mbyllura, ku vitin e kaluar ishte industria e përpunimit. Në sektorin e objekteve akomoduese dhe aktiviteteve të shërbimit ushqimor, këtë vit janë mbyllur 515 biznese. Vitin e kaluar në këtë sektor u mbyllën 604 biznese.

Ndërtimtaria, edhe në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar, edhe këtë vit, është në vendin e katërt për sa i përket mbylljes së kompanive. Vitin e kaluar janë mbyllur 397, kurse këtë vit 359. Sipas të dhënave të tyre, në gjysmën e parë të vitit janë hapur 3.768 biznese, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë hapur 3.785. Kjo shifër tregon se investitorët këtë vit kanë qenë edhe më të përmbajtur se në vitin e pandemisë 2021, në gjashtë muaj janë hapur 17 biznese më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë se edhe këtë vit më së shumti kompani janë hapur në Shkup, Manastir dhe Tetovë.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=MjxNK7PM_oI

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat