Europa Postuar më 25 Korrik 2022, 13:45

Europa në flakë - Dhjetra vatra zjarri dhe qindra persona të evakuuar nga shtëpitë e tyre!

Nga SCAN TV
Europa në flakë - Dhjetra vatra zjarri dhe qindra persona të

Një tjetër ditë zjarresh, në këtë verë të nxehtë për Europën. Janë 53 zjarret e shpërthyera në Greqi me qindra persona të evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Zjarrfikësit grekë po luftojnë kundër zjarreve në Maqedoni, në ishullin Lesbos dhe në parkun kombëtae Diada në kufi me Turqinë, ku zjarret janë aktive për të katërtën ditë rradhazi. Ministri grek për krizën klimatike i cili ndodhej në zonë u shpreh se do të vizitonte dhe frontin jug perëndimor të zjarreve për të parë punën e bërë si dhe për të gjetur mënyra të reja për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Rreth 600 persona janë evakuuar dhe në Tenerife për shkak të zjarreve në pyje ditët e fundit. Vështirë të shuhet zjarri në Ishullin e Kanarieve dhe për shkak të formës së territorit dhe temperaturave të larta të verës tropikale.

Zjarr është regjistruar dhe në parkun kombëtar në veri perëndim të Çekisë. Rreth dy hektarë pyje po digjen ende në një zonë pranë një destinacioni turistik shumë popullor. Zjarrfikësit deklaruan nivelin më të lartë të alarmit anti zjarr

Shkaqet janë ende të panjohura por sipas drejtorit të parkut, kjo është një zjarrvënie e qëllimshme.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=TYyLNlBAKe4

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat