Lufthansa, grevë e personelit të shërbimit në aeroporte – Shtohet kaosi i udhëtimeve verore!

Në pikun e pushimeve të verës sindikata Verdi bën thirrje për grevë paralajmëruese. Kjo mund ta shtojë edhe më shumë kaosin që ka përfshirë aktualisht aeroportet gjermane.
Për herë të parë që nga kriza e pandemisë së koronës sërish kërcënojnë grevat tek shoqëria ajrore gjermane, Lufthansa. Ndërsa vazhdon votimi për kontratat e pilotëve, sindikata Verdi po përgatitet për greva paralajmëruese njëditore. Ajo u ka bërë thirrje punonjësve të shërbimit në aeroporte për një grevë një ditore të mërkurën (27.07). Greva do të nisë të mërkurën në mëngjes në orën 03:45 dhe do të mbyllet të enjten në orën 06:00, komunikoi Verdi në Berlin. Si pasojë „do të ketë anulime të shumta fluturimesh dhe vonesa". Për grevën paralajmëruese janë thirrur të punësuarit e shërbimit në aeroporte në bazat kryesore të Lufthansës si në Frankfurt mbi Main, Dyseldorf, Këln, Hamburg, Mynih dhe Berlin.
Në radhët e shërbimit në aeroporte bëjnë pjesë punonjësit e teknikës dhe logjistikës, pa shërbimet e tyre avionët nuk mund të nisen. Oferta e parë për kontratat e reja e Lufthansës është refuzuar nga sindikata Verdi, por negociatat do të vazhdojnë më 3 dhe 4 gusht. Sipas të dhënave të sindikatës sipërmarrja ka ofruar në bisedime një kuotë fikse dhe një komponente në varësi të rezultateve në punë për një periudhë kohore prej 18 muajsh. Sindikata kërkon 9.5 përqind më shumë në listën e pagave për një periudhë prej 12 muajsh. Për një pieurdhë 12 mujore përfitojnë veçanërisht kategoritë me paga të ulëta. Rritja progresive e rrogës duhet të jetë të paktën 350 euro dhe gjithashtu të gjitha pagesat me orë pune duhet të jenë dukshëm më të larta se sa paga minimale ligjore, që na tetori do rritet në 12 euro ora.
Lufthansa e cilësoi grevën e paralajmëruar si të „papranueshme" si për klientët edhe për punonjësit. Lënia e punës me një kohëzgjatje të tillë në shumë aeroporte nuk mund të konsiderohet grevë paralajmëruese, deklaroi Michael Niggemann nga kryesia e kuadrit. Në sfondin e mbingarkesës, inflacionit të lartë dhe heqjes dorë prej pagave për më se tre vjet, është e justifikuar kërkesa për rritje të rrogave për personelin, deklaroi drejtuesja e bisedimeve për kontratat nga sindikata Christine Behle. Ajo është nënkryetare e Verdit dhe nënkryetare e këshillit mbikqyrës të Lufthansës. Situata në aeroporte është përshkallëzuar, tha Behle. Mbingarkesa e punonjësve të shërbimit për shkak të mungesave në personel, inflacionit të lartë dhe heqjen dorë për tre vjet nga paga, po i vë edhe më shumë nën presion të punësuarit. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Në cilat lagje të Tiranës ka më shumë divorce? Në “Laprakë” dhe “Myslym Shyri”. “Ali Demi” dhe “Selvia”, më konservatoret
Ndërkohë që shifrat e vitit 2020 paraqiten pozitive sa i përket numrit të divorceve në Tiranë, krahasuar me vitin paraardhës, të dhënat për vitin 2021 tregojnë......

Ndryshon ‘moti’ në tregun valutor – Rikuperojnë monedhat e huaja përballë Lekut!
Monedha europiane sikurse edhe valutat e tjera janë ‘zgjuar’ sot në ‘jeshile’ duke rikuperuar pikë në raport me fillimin e kësaj jave teksa është blerë sot......

Italia nis hetimet për një sulm të mundshëm kibernetik ndaj Agjencisë së të Ardhurave!
Sulmi kibernetik që do të kishte goditur Agjencinë e të Ardhurave të Italisë do të ishte kryer duke vjedhur profilin e një përdoruesi. Sipas asaj që mësohet,......

AKSHI, tender edhe në ‘kohë lufte’ - Projekti 697 milionë lekë për sistemet e pensioneve e të sigurimeve shoqërore
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur një tender tjetër të rëndësishëm, atë për përmirësimin e sistemeve të pensioneve. Tenderi me vlerë......

Prokurimet, “hallka e këputur” e qeverisë - Tatimet dhe doganat me shkeljet më të larta, 5 milionë euro dëm në buxhet
Sistemi i prokurimeve vijon të jetë hallka më e dobët e administratës shtetërore, ku janë janë identifikuar numri më i madh i shkeljeve te procedurave të......

Turistë ka, e konfirmojnë shifrat! Në Qershor, 39% më tepër të huaj se në vitin 2019, niveli më i lartë në 5 vite
Shifrat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, mbi “Lëvizjet e Shtetasve në Shqipëri”, përmbajnë të dhëna në lidhje me lëvizjet e qytetarëve......

Europa në flakë - Dhjetra vatra zjarri dhe qindra persona të evakuuar nga shtëpitë e tyre!
Një tjetër ditë zjarresh, në këtë verë të nxehtë për Europën. Janë 53 zjarret e shpërthyera në Greqi me qindra persona të evakuuar nga shtëpitë e......

Zgjedhjet e 25 shtatorit në Itali - Emrat që kryesojnë në garën për të zëvendësuar Draghin
Zgjedhjet e parakohshme në Itali do të mbizotërohen nga listat. Partia demokratike e di se për të qenë një garuese e denjë duhet të mbledhë sa më shumë forca......