Greqia i propozon BE të reduktojë gazin për industrinë - Athina kërkon një zgjidhje të përbashkët për krizën energjetike

Së bashku me planin për mbështetje të familjeve dhe bizneseve përballë rritjes së cmimit të energjisë elektrike dhe gazit, si dhe për të siguruar rezervat e nevojshme, Greqia po punon dhe për një zgjidhje europiane për sa i përket krizës energjitike.
Në mënyrë të vecantë zyrtarë të qeverisë në Athinë, konfirmuan për mediat greke se kryeministri Mitsotakis i ka propozuar Brukselit krijimin e një mekanizmi pan-Europian për të reduktuar konsumin e gazit në sektorin e industrisë, kundrejt një dëmshpërblimi. Një gjë e tillë synon t’i mundësojë Europës që të menaxhojë situatën në rast se do të ketë një ndërprerje totale të gazit nga Rusia
Propozimi i kryeministrit grek vjen në një moment kur komisioni europian rekomandon një reduktim prej 15% të reduktimit të gazit në të gjitha vendet anëtare, duke testuar bashkëpunimin e vendeve dhe thellimin e krizës politike dhe socio ekonomike të shkaktuar nga periudha e gjatë e cmimeve të larta të energjisë.
Këshilli i Energjisë i BE-së pritet të vendosë për sa i përket reduktimit të konsumit të gazit por Spanja, Portugalia dhe Greqia së bashku me disa vende të tjera e kanë kundërshtuar duke e cilësuar jo të frytshme dhe të padrejtë.
Për Greqinë, propozimi i Komisionit Europian do të nënkuptonte një deficit prej 8.4 teravat gazi, në një kohë kur vendi jo vetëm nuk ka problem furnizimi, por mbështet edhe tregjet e Bullgarisë dhe Rumanisë, ku eksporton 20% të gazit që hyn në sistemin grek.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=wjzVYYG5fdI
Sondazh

AMF asiston rregullatorin ukrainas për legjislacionin e BE - Mete: Keni gjithë mbështetjen tonë në proces, Shqipëria rrugëtim domethënës në këtë drejtim
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të asistojë Komisionin e Letrave me Vlerë të Ukrainës në procesin e përafrimit të kuadrit ligjor me legjislacionin dhe......

Sa i kushtoi pandemia buxhetit? - Raporti/ 51.8 milionë euro për vaksinat dhe ndihmën ekonomike
Pandemia covid-19 ka qenë një kosto e lartë për buxhetin e shtetit që nga fillimi i saj, e cila u pasua me një mbyllje totale të ekonomisë, subvencionim,......

Sa janë rritur çmimet e apartamenteve? Zaloshnja: Deri në 400/m2 euro, kërkesa është e lartë
Rritja e çmimeve nuk ka lënë pa prekur edhe sektorin e ndërtimit në vend. Në një intervistë për SCAN TV, ekspertja e pasurive të patundshme, Ilda Zaloshnja......

Shqiptarët vijojnë të “trokasin” dyerve të Europës/ Azilantët, shifrat e prillit dy herë më të larta se vjet, por poshtë niveleve të para pandemisë
Aplikimet për azil nga shqiptarët gjatë muajit prill të këtij viti janë pothuaj dyfish më shumë se kërkesat për azil përgjatë prillit të vitit 2021. Të dhënat......

Në Shqipëri, jo të gjithë vijnë për turizëm - Rekordi i hyrjeve, edhe për qëllime biznesi
Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se turistët e huaj që kanë vizituar vendin tonë në 6 muajt e parë të vitit është 4.8 milionë, nga të......

Ukrainë-Shqipëri/ “Linjat” e paprekura të tregtisë nga lufta - Që në maj nuk importohet me grurë e metal. Por ka produkte që s’janë cënuar!
Edhe pse është e përfshirë në luftë, Shqipëria nuk i ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet tregtare me Ukrainën. Edhe pse në shifra modeste, Shqipëria po vijon......

Para’ të tjera për fakultetet! Universiteti i Tiranës hap tenderin për rikonstruksionin e 6 godinave!
Mirëmbajtje ndërtese dhe ambienti rrethues. Ky është tenderi i radhës i Universitetit të Tiranës. Për shkak të problematikave dhe nevojave për një......

Receta me 4 përbërës për të realizuar e kontrolluar gjithçka në listën e detyrave në punë dhe shtëpi!
Edel Strazimiri / SCAN Shumica prej nesh bëjnë lista të detyrave për të mbajtur gjurmët e të gjitha gjërave që duhet të trajtojmë në shtëpi për......