Shqipëria Postuar më 26 Korrik 2022, 12:56

Sa i kushtoi pandemia buxhetit? - Raporti/ 51.8 milionë euro për vaksinat dhe ndihmën ekonomike

Nga SCAN TV
Sa i kushtoi pandemia buxhetit? - Raporti/ 51.8 milionë euro për

Pandemia covid-19 ka qenë një kosto e lartë për buxhetin e shtetit që nga fillimi i saj, e cila u pasua me një mbyllje totale të ekonomisë, subvencionim, programe punësimi,  e më pas blerje vaksinash. Por edhe pse në vitin 2020 ka qenë kulmi, pandemia ishte prezente edhe gjatë vitit që lam pas. Po sa i kushtoi buxhetit të shtetit lufta me coronavirusin gjatë 2021?

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në buxhetin faktik për vitin 2021, efekti i pandemisë rezutlon të jetë afro 6 miliardë lekë apo e përkthyer në valutë 51.8 milionë euro.

Specifikisht, 3.9 miliardë lekë janë përdorur nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin që lam pas, kryesisht për blerjen e vaksinave që përdorën qytetarët shqiptarë për tu mbrojur nga coronavirus; për dhënien e ndihmës financiare për punonjësit dhe ish punonjësit e rafinerisë së naftës Ballsh si dhe për promovimin e turizmit shqiptar në tregjet ndërkombëtare si nevojë për situatën post covid19.

Ndërkohë, 2.1 miliardë lekë, janë financim nga buxheti vjetor i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, për të mbuluar dyfishimin e masës së ndihmës ekonomike për një periudhë 6 mujore me qëllim zbutjen e efekteve të shkaktuara nga pandemia për katgoritë në nevojë.

E marrë në tre vite rresht, pandemia ka qenë një goditje e madhe për ekonominë e vendit, e cila këtë vit nisur të rikuperohet.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=7x7V4ruQLZI

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat