AMF asiston rregullatorin ukrainas për legjislacionin e BE - Mete: Keni gjithë mbështetjen tonë në proces, Shqipëria rrugëtim domethënës në këtë drejtim

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të asistojë Komisionin e Letrave me Vlerë të Ukrainës në procesin e përafrimit të kuadrit ligjor me legjislacionin dhe direktivat e Bashkimit Evropian. Shqipëria hapi së fundmi negociatat e anëtarësimit dhe është në një fazë më të avancuar, ndërsa Ukrainës iu dha disa javë më parë statusi i vendit kandidat.
Me ndërmjetësimin e Bankës Botërore, e cila ka asistuar Shqipërinë në procesin e hartimit të kuadrit të ri ligjor për tregjet nën mbikeqyrjen e Autoritetit, këtë herë AMF do të japë eksperiencën e fituar deri tani për rregullatorin ukrainas. Drejtori i Përgjithshëm i AMF, Ervin Mete në një takim online të zhvilluar me kreun e rregullatorit ukrainas të tregut të titujve, shprehu gadishmërinë për të ofruar gjithë asistencën e nevojshme.
“Keni gjithë mbështetjen tonë në këtë proces. Ne kemi bërë një rrugëtim domethënës në këtë drejtim. Kemi patur dy asistenca, me nga 2 vite secila, nga Banka Botërore, që na kanë ndihmuar të avancojmë sa i përket përafrimit të kuadrit ligjor me legjislacionin e BE-së. Në vitin 2020 u miratuan ligjet e reja për tregjet e kapitalit dhe sipërmarrjet e investimeve kolektive, ndërsa aktualisht po finalizojmë ligjin e ri për fondet private të pensioneve”, tha ai.
Nga ana e tij, kryetari i autoritetit mbikëqyrës ukrainas, Ruslan Magomedov e falenderoi AMF-në për frymën e bashkëpunimit dhe gadishmërinë e treguar.
“Ju falenderojmë për gadishmërinë dhe mbështetjen. Besojmë se eksperienca e fituar nga ana juaj në këtë proces do të na ndihmojë të ecim më shpejt në rrugën që kemi për të bërë, me përafrimin legjislativ, sa i përket fushës tonë”, u shpreh Ruslan Magomedov, Kryetar i Komisionit të Letrave me Vlerë në Ukrainë.
Ukraina vijon të përballet me pasojat e rënda të agresionit rus, që ka shkaktuar humbje të mëdha të jetëve njërëzore, por edhe probleme të tjera të shumta, shoqëruar me efekte në ekonomi dhe tregjet financiare, pasoja të cilat janë ndjerë në të gjithë Botën.
Lorenc Rabeta / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=3YyvCQxbep4
Sondazh

Sa i kushtoi pandemia buxhetit? - Raporti/ 51.8 milionë euro për vaksinat dhe ndihmën ekonomike
Pandemia covid-19 ka qenë një kosto e lartë për buxhetin e shtetit që nga fillimi i saj, e cila u pasua me një mbyllje totale të ekonomisë, subvencionim,......

Sa janë rritur çmimet e apartamenteve? Zaloshnja: Deri në 400/m2 euro, kërkesa është e lartë
Rritja e çmimeve nuk ka lënë pa prekur edhe sektorin e ndërtimit në vend. Në një intervistë për SCAN TV, ekspertja e pasurive të patundshme, Ilda Zaloshnja......

Shqiptarët vijojnë të “trokasin” dyerve të Europës/ Azilantët, shifrat e prillit dy herë më të larta se vjet, por poshtë niveleve të para pandemisë
Aplikimet për azil nga shqiptarët gjatë muajit prill të këtij viti janë pothuaj dyfish më shumë se kërkesat për azil përgjatë prillit të vitit 2021. Të dhënat......

Në Shqipëri, jo të gjithë vijnë për turizëm - Rekordi i hyrjeve, edhe për qëllime biznesi
Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se turistët e huaj që kanë vizituar vendin tonë në 6 muajt e parë të vitit është 4.8 milionë, nga të......

Ukrainë-Shqipëri/ “Linjat” e paprekura të tregtisë nga lufta - Që në maj nuk importohet me grurë e metal. Por ka produkte që s’janë cënuar!
Edhe pse është e përfshirë në luftë, Shqipëria nuk i ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet tregtare me Ukrainën. Edhe pse në shifra modeste, Shqipëria po vijon......

Para’ të tjera për fakultetet! Universiteti i Tiranës hap tenderin për rikonstruksionin e 6 godinave!
Mirëmbajtje ndërtese dhe ambienti rrethues. Ky është tenderi i radhës i Universitetit të Tiranës. Për shkak të problematikave dhe nevojave për një......

Receta me 4 përbërës për të realizuar e kontrolluar gjithçka në listën e detyrave në punë dhe shtëpi!
Edel Strazimiri / SCAN Shumica prej nesh bëjnë lista të detyrave për të mbajtur gjurmët e të gjitha gjërave që duhet të trajtojmë në shtëpi për......

Shton rreth 1.4 miliard euro në PBB e Italisë – Ja sa është "vlera e aseteve sociale" të Koloseut
Koloseu, monumenti më ikonë i Romës së lashtë, mund të shtojë rreth 1.4 miliardë euro në produktin e brendshëm bruto të Italisë çdo vit, por vlera e tij e......