Shqipëria Postuar më 26 Korrik 2022, 16:49

Shqipëria do furnizojë me qymyr Serbinë dhe RMV - 2 shtetet do heqin kufizimet për furnizimin e Shqipërisë me produkte ushqimore

Nga SCAN TV
Shqipëria do furnizojë me qymyr Serbinë dhe RMV - 2 shtetet do

Shqipëria do të furnizojë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut në mënyrë që këto shtete të sigurojnë energji elektrike. Kjo është marrëveshja e arritur nga kabineti qeveritar I 3 shteteve në takimin e zhvilluar prej dy ditësh në Tiranë në kuadër të Open Balkan. Zëvendësministri i Energjisë Ilir Bejtja tha se deri në shtator do të bëhet gati plani i shfrytëzimit të burimeve respektive të shteteve për të garantuar energjinë brenda rajonit.

“Pala serbe kërkoi që të ketë më tepër furnizime qymyri dhe ne kemi rezerva qymyri për t’i ofruar, dhe në këtë aspekt na duhet të punojmë për të bërë specifikimet teknike dhe fizike të qymyrit që kemi dhe sa shpejt mund të bëhet i vlefshëm për tu eksportuar drejt Serbisë.Po kështu edhe Maqedonia e Veriut e cila ka prodhim të energjisë me qymyr dhe kërkojë të kishte shfrytëzim të këtyre kapaciteteve. Nga ana tjetër pala maqedonase u shpreh e gatshme që të bashkëpunojë me palën shqiptare në përshpejtimin e procedurave për të pasur sa më shpejt gazin e lëngshëm dhe gazit natyral në tregun rajonal”, është shprehur Ilir Bejtja, zëvendës Ministër i Energjisë.

Në këmbim Shqipëria do të marrrë nga këto shtete heqjen e kufizimeve për tregtimin e ushqimeve pasi më 20 korrik qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi masa që parashikonin ndalimin e eksportit të grurit, miellit drejt vendit tonë.

“Ne vendosëm të angazhohemi për të eliminuar çdo kuotë të vendosur mbi furnizimin për mallrat e lidhura me sigurinë ushqimore, pala maqedonase angazhohet për të hequr bllokimin e vendosur për produktet eksporteve ushqimore javën shkoi, dhe pala serbe të eliminoj tavanet eksportuese drejt Shqipërisë për produktet e grurit dhe misrit të vendosura me vendim të Këshillit të Ministrave”, është shprehur Frida Krifca, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Të gjitha dakordësitë e arritura do të realizohen në marrëveshje dhe memorandume, në mbledhjen e qeverive në 1 shtator që do të zhvillohet në Beograd.

Marinela Lina / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=36viQgSZkkc

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat