Dy pensione për çdo emigrant shqiptar në Itali - Detajet e marrëveshjes/ Secili shtet do të paguajë në bazë të kontributeve të derdhura

Afro 330 mijë qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali do tu “rikthehen” vitet e punës të lëna në Shqipëri, të cilat deri më tani konsideroheshin si vite të djegura. E thënë ndryshe, periudha e punës në vendin e orgjinës e shoqëruar me kontibutet përkatesë të derdhura në varësi të pagës, do ti bashkohet periudhës kontributive në Itali me qëllim realizimin e kushteve ligjore për të dalë në pension. Në total numri i përfituesve është 550 mijë, pasi 220 mijë emigrantë aktiualisht janë fëmijë dhe studentë.
SCAN bën me dije detajet e marrëveshjes së nënshkruar midis Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e pensioneve, ku përfitues do të jenë edhe ata qytetarë që në të ardhmen, vendosin të lënë vendin tonë për të emigruar në shtetin fqinj, ndërkohë që i njëjti trajtim jepet edhe për qytetarët italianë që punonjë dhe jetojnë në vendin tonë.
Pra marrëveshja mbulon të gjithë kategoritë e të punësuarve dhe vetëpunësuarve dhe siç shtrihet në kohë kontribuimi, ashtu do të shtrihet edhe përfitimi , çka do të thotë që do të përfitojë edhe një emigrant që sot është 20 vjeç dhe punon në Itali, sikurse do të përfitojë edhe një individ që aktualisht është 64 vjeç dhe del në pension më mbushjen e moshës.
Masa e pensionit që jepet, është në bazë të kontributeve reale të derdhura në secilin shtet. Pra nëse marrim si shembull një qytetar shqiptar që ka punuar 12 vjet në Shqipëri dhe 15 vjet në Itali, ai nuk ka të drejtë për pension as në Shqipëri dhe as në Itali. Sepse periudha minimale për të dalë në pension në vendin tonë është 15 vjet dhe në shtetin fqinj 20 vjet. Bashkimi i këtyre periudhave përmes marrëveshjes, i jep mundëisne këtij individi që të plotësoje kriteret për të përfituar pension në të dyja vendet.
Ndërsa pensioni do të llogaritet në bazë vetëm të viteve për të cilat ka paguar kontribute në Shqipëi, pra në rastin konkret 12 vite, dhe po ashtu do të llogaritet edhe në Itali për 15 vite. Secili shtet do të marrë përsipër pagesën e pensioneve për periudhat respektive të paguara nga individi. Nga kjo marrëveshje nuk përfitojnë emigrantët që kanë punuar në mënyrë infomale dhe nuk kanë kontribuuar në shtetin fqinj.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=PtHMZLCZrtc
Sondazh

Paketë për karburantin, ose biletat e urbanëve 80 lekë - Ultimatumi i transportit publik: Në gusht s’ka abone!
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas paralajmëron pezullimin e dhënies së abonesë për muajin gusht në rast se Bashkia e Tiranës apo qeveria nuk do t’i......

Njihen pensionet me Italinë/ Ibrahimaj: Përfitime edhe për papunësinë dhe sëmundjet
Pas shumë vitesh negociata, Shqipëria dhe Italia kanë arritur të firmosin një marrëveshje për njohjen e pensioneve mes dy vendeve, ku përfitues do të jenë afro......

Makina na vlen më shumë se paratë në bankë/ “Flota”, sa 16% e PBB-së! Vlera e një mjeti, më e lartë se pasuria financiare e një familje shqiptare
Perceptimi i përgjithshëm, sidomos i të huajve për Shqipërinë lidhet ngushtë edhe me lidhjen që shqiptarët kanë me automjetet, duke i konsideruar si të......

Rusia do të largohet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor pas vitit 2024 dhe do të ndërtojë të vetin!
Ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten midis Rusisë dhe Perëndimit për luftën e vazhdueshme në Ukrainë, Moska ka njoftuar se do të largohet nga Stacioni......

2000 lodra për fëmijë hiqen nga tregu - ISHMT: Të rrezikshme, nuk përmbushin standardet e Bashkimit Europian!
21 artikuj të ndryshëm duke përfshirë 2000 lodra për fëmijë janë janë bllokuar nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, pasi nuk përmbushnin......

CEO i Aeroportit Heathrow të Londrës: “Ndërprerjet e udhëtimeve ajrore në mbarë botën mund të zgjasin deri në fund të vitit 2023”
Vonesat dhe ndërprerjet e linjave ajrore mes rritjes aktuale të udhëtimeve pas pandemisë mund të zgjasin edhe për 18 muaj të tjerë, sipas CEO të një prej......

Kjo hartë tregon tubacionin masiv të gazit që po ndërtojnë Rusia dhe Kina. Cilat janë marrëveshjet e qymyrit dhe energjisë bërthamore?!
Kina dhe Rusia janë në fazat përfundimtare të ndërtimit të tubacionit të parë që mund të dërgojë gaz nga Siberia në Shangai. “Fuqia e Siberisë” siç quhet pjesa......

BE arrin një marrëveshje mbi planin e paprecedentë të energjisë!
Ministrat e Energjisë nga vendet e BE-së kanë arritur një marrëveshje mbi një plan të paprecedentë të energjisë që do të prezantojë një reduktim vullnetar prej......