Kosova Postuar më 27 Korrik 2022, 14:16

Qeveria e Kosovës, ndihmë për familjet - Akordohen 10 milionë euro për skemën “Qeveria për familjet”

Nga SCAN TV
Qeveria e Kosovës, ndihmë për familjet - Akordohen 10

Qeveria e Kosovës në një mbledhje online ka marrë vendim për financimin 10 milionë eurove për skemën “Qeveria për familjet”.

“Qeveria ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 13/19 të datës 14 korrik 2021 me ndryshimet dhe plotësimet e bëra, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Plotësimi dhe ndryshimi i vendimit i shton Masës 1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike edhe masën 1.8 – Skema “Qeveria për familjet”- për të cilën ndahen 10 milionë euro”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Pak ditë më parë, ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media deklaroi se masa ka për qëllim t’i ndihmojë familjet, të cilat nuk kanë asnjë anëtar të punësuar. Për këtë kategori, shteti pritet të mbulojë deri në 70 për qind të pagës bruto, maksimumi deri 300 euro, për gjashtë muaj rresht. Ndërkaq, për të përfituar nga kjo janë caktuar kritere, si të jetë i moshës 18-64 vjeç, të mos ketë të punësuar asnjë anëtar të familjes, të jetë apo të regjistrohet si punëkërkues në Agjencinë e Punësimit.

Gjithashtu, qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar edhe raportin gjashtëmujor të Buxhetit për vitin 2022 si dhe Raportin vjetor financiar të rishikuar për vitin 2021.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=Z1hpkQAigq8

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat