Tetra Pak largohet nga Rusia - Kompania e paketimit ushtronte aktivitetet në vend prej 62 vitesh

Kompania ndërkombëtare e paketimit Tetra Pak deklaroi se do të largonte nga Rusia të gjitha aktivitetet e mbetura pas 62 vitesh në vend.
Shumë kompani perëndimore janë larguar nga Rusia ose kanë shpallur synimin e tyre për ta bërë këtë pasi Moska dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt në atë që e quan një "operacion ushtarak special".
Tetra Pak në muajin mars pezulloi të gjitha investimet dhe projektet e reja në Rusi, duke kufizuar operacionet e saj në artikujt ushqimorë thelbësorë – në përpjekje për të krijuar vazhdimësi për klientët si dhe për të minimizuar ndikimin tek punonjësit, me anë të kalimit të kompetencave tek një kompani e re dhe e pa emërtuar deri tani.
Në një deklaratë për mediat u bë e ditur se largimi nga vendi u vendos për shkak të pasojave të kufizimeve të eksporteve në Rusi që krijojnë një zinxhir furnizimi të paqëndrueshëm, si rezultat i të cilit kompanisë nuk i mbetet asnjë mundësi tjetër përveç largimit nga vendi. Pas transferimit të pronësisë, kompania e re do të operojë si një subjekt i pavarur me një emër të ri dhe nuk do të jetë e lidhur me Tetra Pak.
Industria ruse e paketimit po lufton për të përballuar pasojat e sanksioneve. Mungesa e furnizimeve ka bërë që kutitë e lëngjeve zakonisht shumëngjyrëshe të shtypen kryesisht në ngjyrë të bardhë, si tregojnë dhe pamjet e filmuara nga Reuters.
Tetra Pak, e cila gjithashtu ka prodhuar kuti me lëngje që nuk kanë ngjyrat e tyre të zakonshme, tha se ky ishte një shembull se si ishin ndikuar zinxhirët e furnizimit.
Kur iu dorëzua një kuti lëngu frutash me ngjyrë të bardhë, e boshatisur, nga një gazetar në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut muajin e kaluar, Presidenti Vladimir Putin tha se sovraniteti dhe pavarësia ishin të rëndësishme për Rusinë, jo problemet e saj të paketimit.
Dorina Kurtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=QNeTtib8LFc
Sondazh

Pse Gjermania nuk nxjerr gazin e saj? - Vendi importon gazin rus duke thelluar varësinë nga Moska
Në ditën kur Bashkimi Europian arriti një marrëveshje për reduktimin me 15% të konsumit të gazit në rast emergjence, del në skenë paradoksi gjerman. The......

FMN: Bota është në rrezik recesioni - Ngadalësimi i ekonomisë në Kinë dhe SHBA ul pritshmëritë!
Fondi Monetar Ndërkombëtar uli përsëri parashikimet e rritjes globale, duke paralajmëruar se rreziqet nga inflacioni i lartë dhe lufta në Ukrainë po......

Qeveria e Kosovës, ndihmë për familjet - Akordohen 10 milionë euro për skemën “Qeveria për familjet”
Qeveria e Kosovës në një mbledhje online ka marrë vendim për financimin 10 milionë eurove për skemën “Qeveria për familjet”. “Qeveria ka marrë miratimin e......

DPSHTRR kthehet në “korporatë”/ 26 milionë euro xhiro, 7 milionë euro fitime në vit. Mes 10 kompanive më të mëdha në Shqipëri
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) funksionon si një ent me vetëfinancim dhe me kapital shtetëror, dhe për vitin 2021......

Dy pensione për çdo emigrant shqiptar në Itali - Detajet e marrëveshjes/ Secili shtet do të paguajë në bazë të kontributeve të derdhura
Afro 330 mijë qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali do tu “rikthehen” vitet e punës të lëna në Shqipëri, të cilat deri më tani konsideroheshin......

Paketë për karburantin, ose biletat e urbanëve 80 lekë - Ultimatumi i transportit publik: Në gusht s’ka abone!
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas paralajmëron pezullimin e dhënies së abonesë për muajin gusht në rast se Bashkia e Tiranës apo qeveria nuk do t’i......

Njihen pensionet me Italinë/ Ibrahimaj: Përfitime edhe për papunësinë dhe sëmundjet
Pas shumë vitesh negociata, Shqipëria dhe Italia kanë arritur të firmosin një marrëveshje për njohjen e pensioneve mes dy vendeve, ku përfitues do të jenë afro......

Makina na vlen më shumë se paratë në bankë/ “Flota”, sa 16% e PBB-së! Vlera e një mjeti, më e lartë se pasuria financiare e një familje shqiptare
Perceptimi i përgjithshëm, sidomos i të huajve për Shqipërinë lidhet ngushtë edhe me lidhjen që shqiptarët kanë me automjetet, duke i konsideruar si të......