Bota Postuar më 27 Korrik 2022, 14:29

2.8 milionë dollarë për një xhaketë! - Shitet në ankand veshja e astronautit amerikan Buzz Aldrins

Nga SCAN TV
2.8 milionë dollarë për një xhaketë! - Shitet në

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s ka shitur xhaketën e astronautit amerikan Buzz Aldrins, të cilën ai e kishte të veshur në misionin e Apollo 11 në vitin 1969, për  një shifër rekord prej 2.8 milion dollarësh në New York.

Ankandi zgjati rreth 10 minuta para se një telefonues të ofronte shumën duke e blerë xhaketën.

Shtëpia e ankandeve e konsideroi si një gjë shumë të rrallë, duke theksuar se kjo ishte e vetmja veshje e përdorur në atë mision që ishte ende në gjendje për t’u shitur. Koleksioni i këtij misioni që është nxjerrë në ankand përfshin dhe çmime, metale dhe letra nga jeta e astronautit.

Por në krahasim me çdo ankand hapësinor, në Sotheby's apo kudo tjetër, kjo është periudha më e mirë e grumbullimit të koleksioneve sipas drejtuesve të ankandit. Madje ata theksojnë se është shitja më e mirë e një artikulli që është përdorur për eksplorimin e hapësirës, dhe nuk do të ketë asnjë tjetër që do të jetë më mirë se kjo.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=Xjm0CYnqfVc

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat