Shqipëria Postuar më 28 Korrik 2022, 09:46

Lagjet më të plakura dhe më të reja të Tiranës/ Mosha mesatare, 37.8 vjeç, “Myslym Shyri”, 7 vite më e vjetër se “Lapraka”

Nga SCAN TV
Lagjet më të plakura dhe më të reja të Tiranës/

Bashkia Tiranë ka përditësuar informacionin mbi popullsinë dhe njësitë administrative, ku ndër të tjera gjenden dhe të dhënat mbi moshën mesatare të lagjeve kryeqytetase, për vitin 2022. “Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se cilat janë njësitë më të reja dhe më të vjetra, nga ku rezulton se Njësia 10, e njohur ndryshe si “Myslym Shyri” figuron si lagja më e plakur e Tiranës, me moshë mesatare plot 44 vjeç. E dyta në renditje që regjistron moshën më të lartë të banorëve të saj është Njësia 3 ose “Xhamlliku”, me moshë 41 vjeç, ndjekur nga “Tirana e Re” me moshë po 41 vjeç. Ndër lagjet e vjetra, ajo me moshën më të re të popullsisë është Njësia 11, e njohur ndryshe si “Lapraka”, me moshë mesatare 37 vjeç. Ndërkohë, mes të gjithave lagjeve të Tiranës, ku përfshihen edhe ato të reja, “Zall Herri” rezulton njësia me popullsinë më të re në moshë me vetëm 33 vjeç....Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=a9YW_JJDY1c

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat