Shqipëria Postuar më 28 Korrik 2022, 09:37

Forcohen ndjeshëm Paundi britanik, fiton rreth 1 pikë brenda natës ndërsa ‘rrëzohet’ Dollari!

Nga SCAN TV
Forcohen ndjeshëm Paundi britanik, fiton rreth 1 pikë brenda

Dollari amerikan ka ndryshuar drejtim këtë të enjte pasi në raport me ditën e djeshme ka humbur pikë dhe është blerë sot me 113.7 lekë dhe shitur me 114.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ndërkaq nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e sotëm në raport me një ditë më parë teksa vijon edhe sot të blihet me 116.3 lekë dhe të shitet me 116.9 lekë.

Paundi britanik sakaq ka fituar rreth 1 pikë në raport me ditën e mërkurë duke u blerë sot me 137.5 lekë dhe duke u shitur me 138.8 lekë në raport me ditën e djeshme.

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane nuk ka shënuar lëvizje të ndjeshme të vlerës pasi me një rënie shumë të lehtë nga dita e djeshme blihet sot me 118 lekë dhe shitet me 119 lekë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat