Çmimet “tkurrin” tregtinë/ Më pak mallra gjatë qershorit, pasagjerët dhe fluturimet me rritje!

Shifrat e qershorit konfirmojnë sërish tkurrje të tregtisë, krahasuar me qershorin e një viti më parë, sipas të dhënave mbi transportin nga “Instituti i Statistikave”. Përgjatë qershorit, transporti i mallrave në porte, i cili zë peshën më të madhe të tregtisë së jashtme ka rënë në volum me 25.3%. Rënie e volumit të mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte ka rënë edhe përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, me 11.3%. Kjo rënie në volum është e ndikuar nga efektet e rritjes së çmimeve, duke qenë se të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë për një rritje në vlerë të import/eksporteve me 210 milionë euro më shumë se një vit më parë, por rënie në peshë. Po ashtu edhe transporti i mallrave me hekurudhë gjatë qershorit të këtij viti shihet të ketë pësuar rënie me 15%, dhe me 32.6% nëse do të flisnim për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022. I vetmi më rritje paraqitet transporti i mallrave me ajër. Volumi përgjatë muajit qershor është rritur me 4.1%, megjithëse theksojmë se transporti i mallrave me ajër zë një pjesë mjaft të vogël të tregtisë. Shifrat tregojnë se në qershor të këtij viti janë transportuar nëpërmjet detit 307.8 mijë ton mallra, ndërsa nëpërmjet ajrit janë transportuar vetëm 163 ton mallra. Megjithatë, rritja e volumit të mallrave përmes ajrit vërehet edhe gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit me një rritje të lehtë prej 1.8%....Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=PhDzs-pSC94

Sulm kibernetik ndaj zyrtarëve të lartë të BE-së - Dyshohet nga spyware izraelit Pegasus!
Bashkimi Europian (BE) ka gjetur prova se telefonat e përdorur nga disa anëtarë të stafit të tij të lartë ishin hakuar nga spyware izraelit, tha zyrtari më i......

Lagjet më të plakura dhe më të reja të Tiranës/ Mosha mesatare, 37.8 vjeç, “Myslym Shyri”, 7 vite më e vjetër se “Lapraka”
Bashkia Tiranë ka përditësuar informacionin mbi popullsinë dhe njësitë administrative, ku ndër të tjera gjenden dhe të dhënat mbi moshën mesatare të lagjeve......

Forcohen ndjeshëm Paundi britanik, fiton rreth 1 pikë brenda natës ndërsa ‘rrëzohet’ Dollari!
Dollari amerikan ka ndryshuar drejtim këtë të enjte pasi në raport me ditën e djeshme ka humbur pikë dhe është blerë sot me 113.7 lekë dhe shitur me 114.8 lekë......

Hapet në Stamboll qendra e koordinimit të eksportit të grurit të Ukrainës!
Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar zbuloi të mërkurën një qendër në Stamboll për të mbikëqyrur eksportin e drithërave ukrainas pas një marrëveshje historike......

2.8 milionë dollarë për një xhaketë! - Shitet në ankand veshja e astronautit amerikan Buzz Aldrins
Shtëpia e ankandeve Sotheby’s ka shitur xhaketën e astronautit amerikan Buzz Aldrins, të cilën ai e kishte të veshur në misionin e Apollo 11 në vitin 1969, për......

Tajlanda legalizon përdorimin e kanabisit - Bima mund të përdoret në ushqime, pije dhe artikuj kozmetike
Nga ëmbëlsirat e mbushura me kanabis, çaji deri tek pasta e dhëmbëve - bizneset në Tajlandë po fitojnë para’ nga kërkesa e madhe e konsumatorëve për të gjitha......

Tetra Pak largohet nga Rusia - Kompania e paketimit ushtronte aktivitetet në vend prej 62 vitesh
Kompania ndërkombëtare e paketimit Tetra Pak deklaroi se do të largonte nga Rusia të gjitha aktivitetet e mbetura pas 62 vitesh në vend. Shumë kompani......

Pse Gjermania nuk nxjerr gazin e saj? - Vendi importon gazin rus duke thelluar varësinë nga Moska
Në ditën kur Bashkimi Europian arriti një marrëveshje për reduktimin me 15% të konsumit të gazit në rast emergjence, del në skenë paradoksi gjerman. The......