Situata e zjarreve në Shqipëri – Vatrat aktive dhe zonat tashmë të izoluara

Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë për shtyp ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri dhe deri më tani është bërë i mundur izolimi i vatrave në:
- Fshatin Halil, bashkia Krujë.
- Fshatin Velçan, bashkia Berat.
- Fshatin Bogë dhe Fshatin Flakë bashkia Malësi e Madhe.
- Fshatin Shkallnur, bashkia Durrës.
- Fshatin Barbullush, bashkia Vau – Dejës.
- Fshatin Shargë, bashkia Vorë.
- Fshatin Shijon, bashkia Elbasan.
- Fshatin Shtëpanjë, bashkia Cërrik.
- Fshatin Qaf Shkallë, bashkia Belsh.
- Fshatin Gravë - Burimi Merkos, bashkia Finiq.
- Fshatin Helshan, bashkia Has.
- Fshatin Dragobi, bashkia Tropojë.
Sipas informacionit zyrtar në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 436 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 29 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.
Sipas njoftimit aktualisht janë aktive vatrat në:
- Fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë.
- Fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin.
- Fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Prrenjas.
Ministria e |Mbrojtjes u bën thirrje banorëve të territorit të Republikës së Shqipërisë të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë në kohë pranë shërbimit zjarrfikës çdo vatër zjarri dhe rikujton se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.
E . S / SCAN
Sondazh

Familjet shqiptare kanë 58 miliardë euro prona/ Vlera, 3.2 herë më e lartë se ajo që e gjithë ekonomia shqiptare prodhon në një vit
Një familje shqiptare vlerëson se mesatarisht, banesa kryesore ku jetojnë të gjithë anëtarët e njësisë familjare ka një vlerë prej rreth 5.9 milionë lekësh (të......

Fed rrit normat e interesit për të dytën herë radhazi për të luftuar inflacionin!
Rezerva Federale miratoi të mërkurën rritjen e saj të dytë radhazi me 0.75 pikë përqindjeje të normës së interesit, teksa kërkon të zvogëlojë inflacionin e......

Shell thyen sërish rekordin e fitimeve – Raporton të ardhura prej 11.5 miliardë dollarë në tre mujorin e dytë
Shell ka raportuar një fitim të tremujorit të dytë prej 11.5 miliardë dollarësh, duke thyer rekordin e saj të mëparshëm vetëm tre muaj më parë, i ngritur nga......

Rriten shqetësimet për mungesën e gazit në dimër, pasi Nord Stream u ul në 20% të kapacitetit!
Dërgesat e gazit nëpërmjet Nord Stream ranë të mërkurën në 20% të kapacitetit të tubacionit, duke rritur shqetësimet për mungesat e dimrit në të gjithë......

Çmimet “tkurrin” tregtinë/ Më pak mallra gjatë qershorit, pasagjerët dhe fluturimet me rritje!
Shifrat e qershorit konfirmojnë sërish tkurrje të tregtisë, krahasuar me qershorin e një viti më parë, sipas të dhënave mbi transportin nga “Instituti i......

Sulm kibernetik ndaj zyrtarëve të lartë të BE-së - Dyshohet nga spyware izraelit Pegasus!
Bashkimi Europian (BE) ka gjetur prova se telefonat e përdorur nga disa anëtarë të stafit të tij të lartë ishin hakuar nga spyware izraelit, tha zyrtari më i......

Lagjet më të plakura dhe më të reja të Tiranës/ Mosha mesatare, 37.8 vjeç, “Myslym Shyri”, 7 vite më e vjetër se “Lapraka”
Bashkia Tiranë ka përditësuar informacionin mbi popullsinë dhe njësitë administrative, ku ndër të tjera gjenden dhe të dhënat mbi moshën mesatare të lagjeve......

Forcohen ndjeshëm Paundi britanik, fiton rreth 1 pikë brenda natës ndërsa ‘rrëzohet’ Dollari!
Dollari amerikan ka ndryshuar drejtim këtë të enjte pasi në raport me ditën e djeshme ka humbur pikë dhe është blerë sot me 113.7 lekë dhe shitur me 114.8 lekë......