Shqipëria Postuar më 28 Korrik 2022, 12:24

Korriku, muaj rekordesh për kursin e këmbimit - Analiza e ecurisë së monedhave të huaja përballë Lekut

Nga SCAN TV
Korriku, muaj rekordesh për kursin e këmbimit - Analiza e ecurisë

Monedha europiane euro ka njohur një muaj zhvlerësimi rekord përballë lekut shqiptar. Euro e nisi muajin në nivelin e këmbimit 120.5 lekë, dhe gradualisht deri në fund të muajit humbi 4 pikë duke u këmbyer me 116.6 lekë.

Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, grafiku i euros nuk ka pasur luhatje në ulje-ngritje por vetëm rënie të njëpasnjëshme, duke njohur një rekord historik këmbimi. Për herë të parë, dollari amerikan është këmbyer më shumë sesa euro.

Monedha amerikane e nisi muajin duke u këmbyer 112.4 lekë dhe po  e mbyll muajin duke u këmbyer me rreth 115 lekë.

Me 12 korrik, dollari arriti nivelin rekord duke u këmbyer me 117.5 lekë, e duke barazuar plotësisht edhe monedhën europiane, euro.

Pavarësisht luhatjeve të shumta që ka paundi britanik, këtë muaj e ka nisur në nivelin 141.4 lekë për ta mbyllur  me 138.7 lekë. Niveli më i lartë i shkëmbimit të paundit me lekun ishte ai i fillimit të muajit pasi në vijim, paundi ka njohur luhatje, pa e arritur dot nivelin e fillim-muajit.

Përtej efekteve në tregjet globaale që kanë ndikuar në forcimin e dollarit dhe dobësimin e euros, në tregun vendas është piku i sezonit turistik, që do të thotë se në vend hyn më shumë valutë e huaj e si rrjedhojë vlera e këmbimit të tyre përballë lekut ulet.

Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT, ky rezulton të jetë një vit i mirë për turizmin. Në qershor në vend janë shënuar 876 mijë hyrje, duke njohur rritje me më shumë se 45 % në krahasim me qershorin e vitit të kaluar. Edhe në korrik rezulton e njëjta tendencë, çka jep efekte në ekonomi, e si rrjedhojë edhe në kursin e këmbimit.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=zcpdLBWPEo0

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat