Rritet çmimi i energjisë elektrike në Britani - Në janar të vitit 2023 faturat mund të shkojnë deri në 4 mijë paund

Faturat e energjisë elektrike mund të shkojnë deri në 4 mijë paund në muaj vitin e ardhshëm për familjet në Britaninë e Madhe sipas analizës më të fundit të ekspertëve të energjitikës. Kjo do të çonte gjysmën e britanikëve në ‘varfëri energjitike”, në momentin që një familje shpenzon më shumë se 10% të të ardhurave të saj për energjinë
Sipas të dhënave nga Zyra e Statistikave Kombëtare, rritja e çmimit të energjisë në tetor 2021 bëri që çmimet e konsumit të gazit dhe energjisë elektrike të rriteshin përkatësisht me 17.1% dhe 8.7%. Aktualisht, normat e inflacionit 12-mujor për gazin dhe energjinë elektrike janë në nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit 2009, me gazin në 28.1% dhe energjinë elektrike në 18.8%.
Çmimi i gazit nga dimri i 2022-shit është rritur dhe është më shumë se dyfishi i çmimit të gazit të dimrit të kaluar.
Konsulenca e shërbimeve komunale BFY Group tha se pret që kufiri i faturave të arrijë në 3.850 paund midis janarit dhe prillit të vitit të ardhshëm.
Pas rritjeve të mëtejshme të çmimeve të shitjes me shumicë pasi flukset e gazit nga Rusia në Evropë përmes gazsjellësit Nord Stream 1 janë ulur në 20% të kapacitetit, parashikohet që kufiri i çmimit të rritet në 3.420 paund në tremujorin e katërt të 2022 dhe 3.850 paund në tremujorin e parë të 2023-shit. Kjo do ta rrisë faturën mesatare të familjeve me 500 paund vetëm për janarin."
Deputetët në komitetin e Biznesit, Energjisë dhe Strategjisë Industriale kanë bërë thirrje që të nisë "urgjentisht" një lëvizje masive izolimi për të reduktuar përgjithmonë faturat e energjisë, duke deklaruar se qeveria duhet të veprojë tani për të ndryshuar mbështetjen e saj të vjetëruar të faturave të energjisë për familjet. Komiteti akuzoi gjithashtu rregullatorin e energjisë Ofgem për "neglizhencë".
Kryetari i Komitetit, Darren Jones u shpreh se dhe një herë, kriza e energjisë po ecën përpara qeverisë. Ai theksoi se për të parandaluar futjen në borxhe të pamenaxhueshme të miliona britanikëve, është e domosdoshme që paketa e mbështetjes të përditësohet dhe zbatohet përpara tetorit, kur kufizimet do të mbysin financat e familjes dhe do të çojnë ekonominë britanike drejt recesionit.
Dorina Murtaj / SCAN
Sondazh

Koncesionet bregdetare në Europë - Si janë rregullat në fuqi në vendet europiane për plazhet?
Rregullat për sa i përket koncesioneve bregdetare në fuqi në disa vende europiane, janë të ndryshme. Por si janë koncensionet e pronave shtetërore detare në......

SHBA, 202 milionë dollarë për energjinë në Kosovë - Nënshkruhet marrëveshja me Korporatën Amerikane për Sfidat e Mijëvjeçarit
Qeveria e Kosovës dhe Korporata Amerikane për Sfidat e Mijëvjeçarit kanë finalizuar në Uashington një marrëveshje “kompakt” me vlerë prej 236.7 milionë dollar,......

Shkupi pranon kërkesat e biznesit për energji - Do të plotësohen pas shpalljes së krizës energjitike më 1 gusht
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar të gjitha kërkesat e sektorit të biznesit për energjinë elektrike. Kërkesa që do të plotësohen duke filluar nga 1......

Si do të monitorohen fondet për startup-et - Bilali: Projektet do të përfundojnë brenda vitit, në pranverë hapet thirrja e dytë
52 start up-e dhe lehtësues startpesh të shpallur si fitues grantesh nga qeveria, do të dduhet ti finalizojnë projektet e tyre deri në fund të këtij......

Korriku, muaj rekordesh për kursin e këmbimit - Analiza e ecurisë së monedhave të huaja përballë Lekut
Monedha europiane euro ka njohur një muaj zhvlerësimi rekord përballë lekut shqiptar. Euro e nisi muajin në nivelin e këmbimit 120.5 lekë, dhe gradualisht deri......

Situata e zjarreve në Shqipëri – Vatrat aktive dhe zonat tashmë të izoluara
Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë për shtyp ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri dhe deri më tani është bërë i......

Familjet shqiptare kanë 58 miliardë euro prona/ Vlera, 3.2 herë më e lartë se ajo që e gjithë ekonomia shqiptare prodhon në një vit
Një familje shqiptare vlerëson se mesatarisht, banesa kryesore ku jetojnë të gjithë anëtarët e njësisë familjare ka një vlerë prej rreth 5.9 milionë lekësh (të......

Fed rrit normat e interesit për të dytën herë radhazi për të luftuar inflacionin!
Rezerva Federale miratoi të mërkurën rritjen e saj të dytë radhazi me 0.75 pikë përqindjeje të normës së interesit, teksa kërkon të zvogëlojë inflacionin e......