SHBA, 202 milionë dollarë për energjinë në Kosovë - Nënshkruhet marrëveshja me Korporatën Amerikane për Sfidat e Mijëvjeçarit

Qeveria e Kosovës dhe Korporata Amerikane për Sfidat e Mijëvjeçarit kanë finalizuar në Uashington një marrëveshje “kompakt” me vlerë prej 236.7 milionë dollar, nga e cila 202 milionë dollarë janë grant nga Korporata dhe pjesa tjetër bashkëfinancim nga Kosova.
Ky program do të mundësojë stabilizimin e furnizimit me energji elektrike, integrimin e burimeve te ripërtëritshme të energjisë dhe përgatitjen e fuqisë punëtore për punësim në sektor të energjisë, me fokus të veçantë tek gratë. Përmes kësaj marrëveshje Kosova përfiton dy projekte, që njëherësh konsiderohet si investimi më i madh i Qeverisë amerikane në Kosovë. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje Korporata synon të ulë varfërinë në Kosovës përmes rritjes ekonomike dhe furnizimin e qendrueshëm energjetik.
"Në 49 vende që nga viti 2004 SHBA ka investuar miliona dollarë. Sot Kosova dhe MCC nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë 202 milionë dollarë për mbështetje të energjisë. Energjia është thelbësore për zhvillim. Investimet do të jenë në energji, si krijimin e baterive akumuluese energjetike, heqja e barrierave për gratë që të jenë më të përfshira në biznes. Edhe Qeveria e Kosovës do të kontribuojë me 35 milionë dollarë. 4 nga 10 shtëpi në Kosovë, aktualisht janë duke u përballur me probleme të energjisë. SHBA është shumë krenare për partneritetin me Kosovën në këto marrëveshje," tha Alice Albright, kryeshefe e MCC.
Marrëveshja u vlerësua edhe nga kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, I cili u shpreh se ky do të jetë investimi më i madh dhe më inovativ i sektorit të energjisë në Kosovë deri më sot.
“Kjo marrëveshje do t’ia sjellë Kosovës 236.7 milionë dollarë grante. Pra nuk bëhet fjalë për kredi por bëhet fjalë për grantë. Jemi shumë të lumtur. Është një lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Republikës sonë, por komunitetin e biznesit, për institucionet e Republikës sepse në këtë mënyrë ne po e rrisim edhe përqendrimin tonë në energji, por në të njëjtën kohë edhe do ta përforcojmë ekonominë tonë, e cila me rritjen që ka dhe eksportet e shtuara natyrisht se do të ketë nevojë për më shumë energji. E meqenëse edhe në bazë të strategjisë sonë për energji 2022 – 2031 do të përqendrohemi tek burimet e ripërtritshme, kemi nevojë për bateritë akomuluese dhe pikërisht këto do të kemi mundësi t’i realizojmë përmes këtij granti”, tha Kurti.
Investimet e Programit Kompakt do të jenë në pronësi të Republikës së Kosovës, dhe shënojnë një nga bashkëpunimet më të rëndësishme zhvillimore të vendit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dorina Murtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=u4rCuxefv_s
Sondazh

Shkupi pranon kërkesat e biznesit për energji - Do të plotësohen pas shpalljes së krizës energjitike më 1 gusht
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar të gjitha kërkesat e sektorit të biznesit për energjinë elektrike. Kërkesa që do të plotësohen duke filluar nga 1......

Si do të monitorohen fondet për startup-et - Bilali: Projektet do të përfundojnë brenda vitit, në pranverë hapet thirrja e dytë
52 start up-e dhe lehtësues startpesh të shpallur si fitues grantesh nga qeveria, do të dduhet ti finalizojnë projektet e tyre deri në fund të këtij......

Korriku, muaj rekordesh për kursin e këmbimit - Analiza e ecurisë së monedhave të huaja përballë Lekut
Monedha europiane euro ka njohur një muaj zhvlerësimi rekord përballë lekut shqiptar. Euro e nisi muajin në nivelin e këmbimit 120.5 lekë, dhe gradualisht deri......

Situata e zjarreve në Shqipëri – Vatrat aktive dhe zonat tashmë të izoluara
Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë për shtyp ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri dhe deri më tani është bërë i......

Familjet shqiptare kanë 58 miliardë euro prona/ Vlera, 3.2 herë më e lartë se ajo që e gjithë ekonomia shqiptare prodhon në një vit
Një familje shqiptare vlerëson se mesatarisht, banesa kryesore ku jetojnë të gjithë anëtarët e njësisë familjare ka një vlerë prej rreth 5.9 milionë lekësh (të......

Fed rrit normat e interesit për të dytën herë radhazi për të luftuar inflacionin!
Rezerva Federale miratoi të mërkurën rritjen e saj të dytë radhazi me 0.75 pikë përqindjeje të normës së interesit, teksa kërkon të zvogëlojë inflacionin e......

Shell thyen sërish rekordin e fitimeve – Raporton të ardhura prej 11.5 miliardë dollarë në tre mujorin e dytë
Shell ka raportuar një fitim të tremujorit të dytë prej 11.5 miliardë dollarësh, duke thyer rekordin e saj të mëparshëm vetëm tre muaj më parë, i ngritur nga......

Rriten shqetësimet për mungesën e gazit në dimër, pasi Nord Stream u ul në 20% të kapacitetit!
Dërgesat e gazit nëpërmjet Nord Stream ranë të mërkurën në 20% të kapacitetit të tubacionit, duke rritur shqetësimet për mungesat e dimrit në të gjithë......