Meta shënon rënie të të ardhurave - Kjo është hera e parë që nga krijimi i platformës

Parashikimet e platformës Meta për të ardhurat e tremujorit aktual janë nën vlerësimet fillestare në një moment që Facebook shënoi rënien e parë tremujore të të ardhurave, sidomos për shkak të një situate të dobët në tregun e reklamave dixhitale.
Aksionet e kompanisë me bazë në Menlo Park, Kaliforni ranë rreth 5%. Kompania bëri të ditur se pret të ardhuara për tremujorin e tretë prej 26 miliardë deri në 28.5 miliard dollarë. Pritshmëritë fillestare të analistëve ishin derin në 30.5 miliard dollarë.
Fitimet e Metës nënvizuan më tej një ngadalësim të inflacionit të nxitur në industrinë e reklamave dixhitale, e cila ka lulëzuar për dekada pasi kompanitë shfrytëzonin fuqinë e internetit për të arritur tek konsumatorët.
Meta është përpjekur të shmangë një sërë sfidash për biznesin e saj, duke përfshirë konkurrencën e ashpër nga TikTok dhe Amazon për reklama dhe një goditje financiare pas ndryshimeve të kryera nga Apple për sa i përket mbrojtjes së privatësisë në sistemin operativ celular iOS.
Për tremujorin e dytë që përfundon më 30 qershor, Meta tha se të ardhurat totale, pjesa më e madhe e të cilave vjen nga reklamat, ranë në 28.82 miliardë dollarë nga 29.08 miliardë dollarë një vit më parë.
Të ardhurat neto ranë në 6.69 miliardë dollarë, ose 2.46 dollarë për aksion, nga 10.39 miliardë dollarë, 3.61 dollarë për aksion, një vit më parë.
Dorina Murtaj / SCAN
Sondazh

Rritet çmimi i energjisë elektrike në Britani - Në janar të vitit 2023 faturat mund të shkojnë deri në 4 mijë paund
Faturat e energjisë elektrike mund të shkojnë deri në 4 mijë paund në muaj vitin e ardhshëm për familjet në Britaninë e Madhe sipas analizës më të fundit të......

Koncesionet bregdetare në Europë - Si janë rregullat në fuqi në vendet europiane për plazhet?
Rregullat për sa i përket koncesioneve bregdetare në fuqi në disa vende europiane, janë të ndryshme. Por si janë koncensionet e pronave shtetërore detare në......

SHBA, 202 milionë dollarë për energjinë në Kosovë - Nënshkruhet marrëveshja me Korporatën Amerikane për Sfidat e Mijëvjeçarit
Qeveria e Kosovës dhe Korporata Amerikane për Sfidat e Mijëvjeçarit kanë finalizuar në Uashington një marrëveshje “kompakt” me vlerë prej 236.7 milionë dollar,......

Shkupi pranon kërkesat e biznesit për energji - Do të plotësohen pas shpalljes së krizës energjitike më 1 gusht
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar të gjitha kërkesat e sektorit të biznesit për energjinë elektrike. Kërkesa që do të plotësohen duke filluar nga 1......

Si do të monitorohen fondet për startup-et - Bilali: Projektet do të përfundojnë brenda vitit, në pranverë hapet thirrja e dytë
52 start up-e dhe lehtësues startpesh të shpallur si fitues grantesh nga qeveria, do të dduhet ti finalizojnë projektet e tyre deri në fund të këtij......

Korriku, muaj rekordesh për kursin e këmbimit - Analiza e ecurisë së monedhave të huaja përballë Lekut
Monedha europiane euro ka njohur një muaj zhvlerësimi rekord përballë lekut shqiptar. Euro e nisi muajin në nivelin e këmbimit 120.5 lekë, dhe gradualisht deri......

Situata e zjarreve në Shqipëri – Vatrat aktive dhe zonat tashmë të izoluara
Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë për shtyp ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri dhe deri më tani është bërë i......

Familjet shqiptare kanë 58 miliardë euro prona/ Vlera, 3.2 herë më e lartë se ajo që e gjithë ekonomia shqiptare prodhon në një vit
Një familje shqiptare vlerëson se mesatarisht, banesa kryesore ku jetojnë të gjithë anëtarët e njësisë familjare ka një vlerë prej rreth 5.9 milionë lekësh (të......