Bota Postuar më 29 Korrik 2022, 13:42

Apple shënon fitime pavarësisht inflacionit - Kërkesa e konsumatorëve për Iphone ka qenë në rritje dhe e pandërprerë

Nga SCAN TV
Apple shënon fitime pavarësisht inflacionit - Kërkesa e

Apple raportoi për fitime dhe shitje që kapërcejnë pritshmëritë e Uall Street, duke menaxhuar më mirë se sa ishte parashikuar mungesën e pjesëve dhe duke përfituar nga kërkesat e pandërprera për iPhone dhe pse inflacioni ka bërë që konsumtorët të kufizojnë shpenzimet e tjera.

Apple tha se shitjet dhe fitimi për tremujorin e përfunduar më 25 qershor ishin 83 miliardë dhe 1.2 dollarë për aksion, mbi vlerësimet prej 82.8 miliardë dhe 1.16 dollarë për aksion, sipas të dhënave të Refinitiv.

Apple pritet të japë një parashikim për tremujorin e katërt aktual fiskal, por shefi financiar Luca Maestri tha për agjencinë e lajmeve Reuters se nuk kishte pasur ngadalësim të kërkesës për iPhone.

Investitorët po e monitorojnë Apple nga afër teksa treguesit ekonomikë kthehen negativë. Në të kaluarën, baza besnike dhe relativisht e pasur e klientëve të prodhuesit të iPhone ka ndihmuar që situata të jetë më e mirë se ajo e markave të tjera të konsumatorit.

Ndërkohë që shitjet e iPhone dhe iPad i kaluan pritshmëritë, të ardhurat nga shërbimet, kompjuterët Mac dhe aksesorët nuk realizuan objektivat e Uall Street dhe shitjet në tregun vendimtar të Kinës ranë me 1%.

Apple tha se fitimet nga shitjet e iPhone ishin 40.7 miliardë dollarë, rreth 3% më shumë nga një vit më parë dhe shumë përpara tregut të përgjithshëm global të smartfonëve, i cili ra 9% gjatë tremujorit të sapopërfunduar, sipas të dhënave të Canalys.

Rritja në biznesin e shërbimeve të kompanisë, e cila ka dhënë një nxitje për shitjet dhe fitimet vitet e fundit, ishte 12%, nën normën 33% të një viti më parë dhe duke rezultuar në 19.6 miliardë dollarë të ardhura, nën vlerësimet prej 19.7 miliardë dollarësh.

Apple tha se tani ka 860 milionë abonentë që paguajnë ose për shërbimet e saj me pagesë ose për softuerët me pagesë në App Store, nga 825 milionë që ishte në tremujorin e kaluar.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=ENka3zA50xY

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat