Shqipëria Postuar më 29 Korrik 2022, 13:46

Lajthiza inauguron linjat e reja, event madhështor - Elezi: Eksporte në Dubai e Londër, gati kompleksi turistik. Siveri: Më të mëdhenjtë në Ballkan

Nga SCAN TV
Lajthiza inauguron linjat e reja, event madhështor - Elezi: Eksporte

Kompania Lajthiza ka zgjedhur të zhvillojë pikërisht në vendin nga ku buron uji i saj eventin e inaugurimit të linjave të reja të prodhimit. Në eventin madhështor merrnin pjesë qindra të ftuar, mes të cilëve përfaqësues të qeverisë, deputetë, politikanë, shoqata të biznesit, biznesmenë e bankierë.

Themeluesi dhe Presidenti i Kompanisë Hajri Elezi tha se jo rastësisht kishte zgjedhur që eventi të zhvillohej pikërisht në vendin nga ku buron ky ujë, i cili aktualisht shkon jo vetëm në çdo vend të rajonit ku ka shqiptarë, por eksportohet nga Dubai, në Zvicër e në Londër.

Administratori i Kompanisë Thanas Siveri tha se linjat e reja janë gjenerata më e fundit e teknologjisë, duke nënvizuar se tashmë Lajthiza është prodhuesi më i madh në Ballkan.

Eduard Shalsi, Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë tha se nuk është aspak rastësi që kompanisë Lajthiza prej dy vitesh i është dhënë statusi i investitorit strategjik.

Kompania planifikon të vijojë më tej me investimet, duke e kthyer zonën malore përreth burimit në një atraksion turistik përmes një kompleksi hotelier, i cili parashikohet t’i japë tjetër hov ekosnomisë së zonës.

https://www.youtube.com/watch?v=rc8Lzqck37Q

Lorenc Rabeta / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......