Numër rekord të pastrehësh në Britaninë e Madhe - Nga janari në mars 2022 janë dëbuar nga shtëpitë 6400 familje

Një numër rekord personash në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë të pastrehë si pasojë e dëbimit nga shtëpitë e marra me qera. Lajmi konfirmohet nga një raport i publikuar nga qeveria britanike. Rreth 6400 familje në Britaninë e Madhe janë nxjerrë nga shtëpitë nga pronarët mes janarit dhe marsit 2022. Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i regjistrimit në vitin 2018. Të gjitha këto dëbime kanë qenë të pajustifikuara nga pronarët e shtëpive, një praktikë që është ende e ligjshme në Britaninë e Madhe por e ndaluar në shumë vende europiane.
Shifra aktuale thyen rekordin e mëparshëm të 2020-ës, kur 4.740 familje u larguan pa justifikim nga banesat e tyre dhe u detyruan të largohen.
Qeveria britanike po planifikon për ndalimin e kësaj praktike. Por ekzekutivi është në krizë pas dorëheqjes së Boris Johnson dhe gara për kryeministrin e ri të vendit po vazhdon ende.
Situata për këto familje rëndohet dhe më shumë në momentin që qeratë vijojnë të rriten dhe buxheti i tyre tkurret. Aktivistët në mbrojtje të familjeve që rrezikojnë të jenë të pastreha kërkojnë që një nga prioritetet e qeverisë së re të jetë dhe ndalimi i praktikës në mënyrë që qytetarët të mbrohen nga trauma dhe pasojat që shkakton dëbimi pa asnjë justifikim nga banesa.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=CydCkkwT0Gk
Sondazh

Lajthiza inauguron linjat e reja, event madhështor - Elezi: Eksporte në Dubai e Londër, gati kompleksi turistik. Siveri: Më të mëdhenjtë në Ballkan
Kompania Lajthiza ka zgjedhur të zhvillojë pikërisht në vendin nga ku buron uji i saj eventin e inaugurimit të linjave të reja të prodhimit. Në eventin......

Apple shënon fitime pavarësisht inflacionit - Kërkesa e konsumatorëve për Iphone ka qenë në rritje dhe e pandërprerë
Apple raportoi për fitime dhe shitje që kapërcejnë pritshmëritë e Uall Street, duke menaxhuar më mirë se sa ishte parashikuar mungesën e pjesëve dhe duke......

Mbi 6700 biznese “dalin” nga tregu - Shifrat e tatimeve në 7 muaj. Kaluan në status pasiv
Në 7 muajt e parë të këtij viti numri i bizneseve që kanë dalë nga tregu duket se është i lartë. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të......

Si performuan ministritë dhe bashkitë pas pandemisë? - Renditja për secilin institucion, pushteti vendor pëson rënie
Viti që lamë pas ka qenë sfidues për pushtetin qendror dhe vendor në drejtim të rimëkëmbjes nga pasojat që la pandemia COVID19 në ekonomi. Drejtoria e......

Cila është situata e zjarreve në Shqipëri në prag fundjave?!
Ministria e Mbrojtjes njofton se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 15 vatra......

Lagjet periferike, “streha” e çifteve të reja/ Tiranë, “Kashari”, “Fresku” dhe “Farka” me më shumë martesa, në lagjet e vjetra po zhduken kurorëzimet
Të dhënat demografike nga Bashkia e Tiranës të përpunuara nga “Scan Intel”, tregojnë se numri i martesave në Tiranë është rritur me 9.3%, krahasuar me vitin......

Aksionet globale shënojnë muajin më të mirë që nga fundi i vitit 2020 ndërsa Dollari ‘rrëshqet’!
Aksionet globale u rritën të Premten, në rrugën e muajit të tyre më të mirë që nga fundi i vitit 2020, ndërsa tregtarët vënë bast se dobësimi i ekonomisë së......

Vlora, qyteti më i prekur nga kriza e çmimeve/ Regjistron rënien më të madhe të kursimeve, me 3 mln euro. Kryeqytetasit janë pasuruar me 105 milionë euro
Një ndër indikatorët që sinjalizon më së shumti ndikimin e krizës së çmimeve në ekonominë e familjeve shqiptare është ai depozitave. “Scan intel” i ka......