Shqipëria Postuar më 30 Korrik 2022, 10:29

Shqiptarët, më shumë sigurime për jetën e sëmundjet - Janar-qershor, 7 milionë usd në portofolin e Aksidenteve dhe Shëndetit, rritje 16.55%

Nga SCAN TV
Shqiptarët, më shumë sigurime për jetën e

Gjashtë muajt e parë të vitit 2022 kanë shënuar rritje të dukshme të shqiptarëve që kanë vendosur të sigurohen nga sëmundjet, aksidentet, por edhe jetën. AMF raporton se të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-qershor 2022, arritën në rreth 729 milionë lekë, afërisht 7 milionë dollarë, duke shënuar një rritje prej 16.55% në krahasim me periudhën janar-qershor 2021. Megjithëse jo në nivele dy shifrorje, rritje kanë shënuar edhe sigurimet e jetës.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-qershor 2022, arritën rreth 739 milionë lekë, ose 8.97% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, bën me dije Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare në raportin për gjysmën e parë të vitit.

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-qershor 2022 kapën vlerën 9,7 miliardë lekë, afërisht 90 milionë dollarë, ose 10.25% më shumë se në janar-qershor 2021. Gjatë periudhës janar-qershor 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 566,051  me një rritje prej 21.08% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Tregu vijon të mbetet  i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.32% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.56%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.28% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.72% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-qershor 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,192 milionë lekë, ose 14.71% më pak se në periudhën janar-qershor 2021.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-qershor 2022 kapën vlerën 2,156 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 3.83% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=xv4G4oW_X0U

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat