Europa Postuar më 30 Korrik 2022, 10:20

Mona Lisa është e sigurtë - Sistemi “i gjetur” që freskon ndërtesat e Parisit në kohë krize

Nga SCAN TV
Mona Lisa është e sigurtë - Sistemi “i gjetur”

Edhe Franca është goditur nga një valë anomale të nxehtit. Por Mona Lisa reziston ndaj këtyre temperaturave. Për kryeveprat e artit ajri i kondicionuar mund të rezultojë shkatërrues.

Në muzeun e Louvre temperatura mbahet nën kontroll falë ujit të Senës që rifreskohet në një impiant të nëndheshëm, temperatura e ujit bie me rreth 4 gradë falë një sistemi që ushqehet me energji të rinovueshme. Ky ujë freskon Louvre por jo vetëm. Ky sistem përdoret dhe për të freskuar ambientet e Asamblesë Kombëtare, bashkinë e Parisit si dhe ndërtesa të tjera.

Operatori që menaxhon rrjetin e freskimit në Paris shprehet se nëse të gjithë ndërtesat pajisen me klimatizatorë të pavarur, gradualisht do të ketë një efekt urban që njihet si ‘ishulli i nxehtësisë” shumë domethënës dhe që do të kontribuojë në ngrohjen e qytetit. Me zhvillimin e rrjetit të freskimit urban është kuptuar se mund të ulet me një gradë temperatura e qytetit, dhe kjo konsiderohet një arritje e madhe.

Nëse numri i kondicionerëve dyfishohet brenda vitit 2030 temperatura e Parisit do të rritet me 4 gradë. Parashikohet që brenda vitit 2042 shtrirja e këtij rrjeti freskimi  të trefishohet në kryeqytetin francez. Nën Paris aktualisht rrjeti shtrihet për 89 kilometra dhe në vitin 2042 synohet të arrijë 252 kilometra. Impianti freskon Louvre që nga viti 1990.

Dorina Murtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=53EgTn1wOes

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat