Çfarë ndodhi me e-Albania-n? Autoritetet shqiptare të rezervuara me informacionet: Dy sulme e dy hetime! Balluku: Reformë e thellë të gjithë sektorit

Dy sulme ndaj portalit unik qeveritar e dy hetime, një nga ekipi i Microsoft e një nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me FBI-në amerikane.
Ka qenë ky informacioni i bërë publik në daljen e parë për mediat të drejtueses së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, që pas sulmit kibernetik që paralizoi shërbimet publike në Shqipëri.
Pa prezencën e gazetarëve, me argumentin se është kërkuar nga ekipi i Microsoft për shkak të rëndësisë së situatës, Karçanaj tha se nuk nuk janë dëmtuar të dhënat e shqiptarëve dhe se falë reagimit të shpejtë nuk ka pasur humbje.
“Llojet e sulmit ishin dy: Ransomware dhe ZeroCleare WipeOut. Aktiviteti i parë keqdashës nisi fillimisht në formën e një sulmi Ransomware, por mesa dimë çfarë është Ransomware tipik, ka për qëllim enkriptimin e të dhënave për të kërkuar më pas dekriptimin e tyre kundrejt një pagese, por në rastin konkret nuk ishte ashtu, ishte Ransomware decoy in. Për të larguar vëmendjen nga objektivi i vërtetë i sulmit që në fakt ishte fshirja e të gjitha sistemeve kritike të rëndësishme qeveritare së bashku me të dhënat në to.
Falë reagimit të shpejtë të sistemeve mbrojtëse dhe të stafeve teknike, nuk pati humbje të dhënash. Pavarësisht se sulmi ishte i një shkalle të lartë sofistikimi dhe sinkronizimi kundrejt sistemeve dhe infrastrukturave, u krye izolimi i menjëhershëm i tyre duke zbatuar rigorozisht protokollet dhe politikat ndërkombëtare të sigurisë kibernetike” tha drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
Ndërkohë, i pranishëm në konferencë ishte edhe një ekspert i Microsoft që lexoi një deklaratë me 3 fjali dhe pa detaje, nga Kelli Bizel, Zv. Presidentja e Koorporatës për sigurinë në MICROSOFT.
“Microsoft eshtë e përkushtuar për të ndihmuar klientët tanë që të arrijnë më teper duke qenë te sigurt. Gjatë kësaj ngjarjeje ne mobilizuam shpejt njësinë tonë të reagimit që të ndihmojë qeverinë shqiptare të rekuperohet nga ky sulm kibernetik. Microsoft do të vazhdojë partneritetin me Republikën e Shqipërisë në menaxhimin e sigurisë kibernetike duke rritur nivelin mbrojtes nga sulme keqdashese” shkruhej në deklaratën e zyrtares së Microsoft.
Kjo ishte edhe dalja e parë e Belinda Ballukut si zëvëndëskryeministre. Në këtë dalje, Balluku siguroi se në përfundim të hetimeve, do të merren dhe hapat e nevojshëm në drejtim të sigurisë kibernetike e madje paralajmëroi një reformim të thellë të sektorit.
“Padyshim nga momenti që ne kemi vendosur që shërbimet të jenë pothuajse të gjitha online edhe sensibiliteti i këtyre shërbimeve duke qenë online është më i madh. Për këtë arsye përveç punës që ne po bëjmë për të kaluar të gjithë këtë situatë, nga ana tjetër po marrim një sërë masash dhe ky është një mësim edhe për AKSH-in, edhe për gjithë strukturat e tjera, për të na treguar pikat e dobëta, pasi çdo sistem ka pika të dobëta, kudo, edhe sistemet më inteligjente që përdoren nga forcat militare apo edhe nga struktura të tjera sërish kanë pikat e tyre të dobëta dhe ne po nxjerrim një mësim, po bëjmë një skanim të të gjitha sistemeve, skanim të forcave të cilat janë dhe punojnë për të mbrojtur apo për të operuar me këto sisteme dhe për të dalë më pas në një rezultat, qoftë edhe për një reformim të thellë të të gjithë sektorit, apo nga ana tjetër edhe për të ngritur të gjitha ato mburoja kibernetike që do të na duhet për të ardhmen” tha Balluku.
Pas sulmit të pak javëve më parë, portali unik qeveritar e-Albania ndërpreu shërbimet, duke krijuar kaos te qytetarët që kishin të vetmin opsion rrugën elektronike. Edhe pse pjesa më e madhe e shërbimeve janë rikthyer funksionale, sërish faqet shfaqin problematika të mëdha funksionimi.
SCAN

30 mijë lekë subvencionim për çdo hektarë grurë - Krifca: 1.2 miliardë lekë më shumë në skemën kombëtare të bujqësisë
Për çdo fermerë që prodhon mbi një hektarë grurë do të financohet me shumën 30 mijë lekë. Ky është vendimi I radhës që qeveria ka vendosur të marrë për të......

Rekord i kostos së produkteve të shportës në Itali - Më i larti që nga viti 1984!
Muaji korrik pati një rritje të ndjeshme në koston e produkteve të shportës: çmimet e ushqimeve, produkteve shtëpiake dhe të kujdesit personal shkuan nga +8,2......

Bitcoin arrin nivelin më të lartë të 6 javëve duke arritur në 24 mijë dollarë!
Bitcoin lëvizi rreth 24,000 dollarë të premten, duke arritur nivelin më të lartë në 6 javë, ndërsa vazhdon të ndjekë tregjet e aksioneve në rritje. Monedha......

Temperatura në detin Mesdhe shënon 30 gradë - Janë të paktën 50 specie që rrezikojnë të zhduken nga vala e të nxehtit
Ditët e fundit në Mesdhe është regjistruar temperatura 30 gradë, dhe ky det është ai që ngrohet më shpejt nga të gjithë. Temperaturat shumë të larta përbëjnë......

Vera e ishujve grekë - Vendi regjistron 20 miliardë euro të fitime nga turizmi
Pavarësisht mungesës së turistëve ukrainas dhe rusë, turizmi në Greqi është rimëkëmbur dhe shënon një numër rekord turistësh. Vetëm në muajin qershor nga......

Më pak ujë të ngrohtë dhe gaz - Gjermania nis kursimin dhe reduktimin e konsumit të energjisë
Pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë po nisin të ndihen në shumë sektore. Në Gjermani, në Këln autoritetet vendore dhe qytetarët kanë vendosur të reduktojnë......

Rritet me 0.7% ekonomia në eurozonë - Tremujori i dytë jep sinjale pozitive, pavarësisht krizës së gazit dhe inflacionit
Rritja në ekonominë e eurozonës u përshpejtua në tremujorin e dytë të këttij viti, por rajoni parashikohet të ketë goditje në momentin që Rusia vazhdon të......

Numër rekord të pastrehësh në Britaninë e Madhe - Nga janari në mars 2022 janë dëbuar nga shtëpitë 6400 familje
Një numër rekord personash në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë të pastrehë si pasojë e dëbimit nga shtëpitë e marra me qera. Lajmi konfirmohet nga një raport i......