Europa Postuar më 30 Korrik 2022, 10:23

Britania eksperimenton javën e shkurtër të punës - Vetëm katër ditë pune në javë, ndërsa projekti do të zgjasë 6 muaj

Nga SCAN TV
Britania eksperimenton javën e shkurtër të punës -

E paralajmëruar muajt e fundit, eksperimentimi i javës së shkurtër të punës në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur zyrtarisht. Falë një projekti pilot që do të zgjasë 6 muaj, kompanitë që kanë pranuar të marrin pjesë do të mund të eksperimentojnë një model me 4 ditë pune në javë – në vend të 5 – dhe paga nuk do të ndryshojë. Rezultati i këtij projekti pilot do të mund të ndryshojë përgjithmonë marrëdhënien e njerëzve me botën e punës.

Por ky nuk është një eksperiment i izoluar. Përvec Italisë, 4 ditë pune në javë po praktikohet në vend etë ndryshme të Europës dhe botës. Për shembull në Irlandë, Spanjë, Japoni, Emiratet e Bahskuara Arabe dhe Islandë.

Ideja është vënia në provë e tregut të punës për 6 muajt e ardhshëm. Kompanitë që marrin pjesë do të lejojnë nënpunësit e tyre të marrin të njëjtën pagë për katër ditë pune të plota në javë. Projekti përfshin 3.300 të punësuar në 30 kompani të ndryshme. Sipas hartuesve dhe mbështetësve të këtij projekti, gjithnë e më shumë aktivitete ekonomike po aplikojnë strategji që simulojnë prodhimin. Pra i lejojnë nënpunësit të reduktojnë orarin e punës pa prekut pagat.

Java e punës me katër ditë sfidon modelin aktual të kompanive dhe i ndihmon të zhvendosen nga mënyrat e vjetra matëse për t’u përqendruar më shumë në prodhimin e mirëfilltë. Dhe viti 2022 do të jetë viti që do të promovojë këtë model të ri pune.

Rezultatet e këtij kërkimi synojnë të verifikojnë nëse parametrat e mirëqënies dhe cilësisë së jetës të të punësuarve do të përmirësohen paralelisht me prodhimtarinë. Organizatorët mendojnë se paradigma e javës me pesë dite pune është një model i shekullit të kaluar. 5 ditë pune në javë sipas tyre nuk gjejnë më vend në filozofinë e jetës dhe në nevojën e qytetarëve të shekullit 21.

Dorina Murtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=n7JJUDQmL_U

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat