Grupi Balfin, Memorandum Bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Dekani Drushku: Hap i rëndësishëm për integrimin e studentëve në rrugët e biznesit
Krijimi i urave të reja me institucionet e arsimit të lartë janë synimet e grupit Balfin të cilat po realizohen. Është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit i Grupit Balfin me Fakultetin e Shkencave të Natyrës për përgatitjen dhe integrimin e sa më shumë studentëve në tregun e punës.
Dekani i shkencave të natyrës Prof. Dr. Spiro Drushku e vlerësoi iniciativën e grupit për të qenë pranë universiteteve, vlerat e mira të bizneseve të Balfin që mund t'i sjellë arsimit, duke pohuar interesin e studentëve për t'u përfshirë në aktivitetet e kompanive të tij.
“Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës është pjesë e katër programeve me prioritet kombëtar. Marrëdhënia e tij e frytshme me kompanitë tregtare e bën më të denjë pozicionimin e institucionit dhe të studentëve përballë partnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë, si dhe ndihmon zhvillimin e qëndrueshëm” tha Spiro Drushku, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës
Memorandumi i Bashkëpunimit krijon hapësirën e nevojshme që kompanitë e Grupit Balfin të mbështesin Fakultetin e Shkencave të Natyrës për një proces akademik më cilësor për studentët dhe pedagogët. Në këtë zyrtarizim të këtij hapi të ri, Drejtore Ekzekutive e Grupit Balfin, Edlira Muka përmendi disa prej kontributeve që Balfin ka bërë në fushën e arsimit.
“Gjatë këtij viti, Grupi BALFIN ka pajisur katër laboratorë të fakultetit me mjete të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, nëpërmjet programit të tij B4Students, i cili i dedikohet posaçërisht arsimit. Drejtorët e kompanive tona ndajnë ekspertizën praktike në klasat universitare, duke u fokusuar në fushat me ndikimin më të madh në të ardhmen e shoqërisë. Do të vazhdojmë shkëmbimin e praktikave më të mira, për të arritur promovimin e kërkimit të mirëfilltë shkencor dhe madje edhe të konsulencës për kurrikulat akademike” tha Muka.
Grupi BALFIN vijon të krijojë mundësi për studentët që të integrohen në strukturat e bizneseve në këto kompani. Mbështetja e arsimit është një nga drejtimet e përgjegjësisë sociale të Grupit BALFIN, duke pasur vëmendjen e veçantë të Presidentit të tij, Samir Mane.
Sondazh

Ekonomia, 1 në 4 europianë janë të pasigurtë - Prindërit, kategoria më e rrezikuar për pasigurinë ekonomike
Një në katër europianë e cilësojnë pozicionin e tyre financiar si të pasigurtë, ndërsa më shumë se gjysma parashikojnë një rrezik serioz gjatë muajve të......

2023, votim elektronik në 6 bashki, gati vota e emigrantëve - KQZ, departament të posaçëm për krijimin e protokollit për diasporën
Në zgjedhjet e 14 majit në 6 bashkitë më të mëdha në vend do të votohet në rrugë elektronike, ndërkohë që shumë afër duket se është edhe vota e......

Ryanair shënon fitime rekord gjatë verës - Kompania pret dhe më shumë klientë në vitet e ardhshëm
Ryanair publikoi fitimin më të madh ndonjëherë për sezonin e tij kryesor të verës. Kompania ajrore shtoi se priste rritje shumë të fortë të pasagjerëve dhe......

2023, buxheti i Bashkive rritje rekord me 17.6% - 8 milionë dollarë rritja e rrogave, 7 milionë mbetjet. PD akuza për punësime fushate
Buxheti i vitit të ardhshëm për njësitë e vetëqeverisjes vendore ka prekur vlerë record duke u rritur me 17.6%, ose sa 1% e Produktit të Brendshëm Bruto. Ai......

"Mega-kërcënimet", një krizë e re po vjen - Sipas Nouriel Roubini, ekonomisti që parashikoi krizën financiare globale të vitit 2008
Ekonomia globale po përballet me një krizë të re të madhe, paralajmëron Nouriel Roubini, ekonomisti që mori pseudonimin Dr.Doom kur parashikoi saktë krizën......

Meta largon nga puna mijëra persona - Kjo është hera e parë që nga themelimi i platformës
Meta përgatit valën e parë të pushimeve nga puna në historinë e saj: mijëra të pushuar në një javë. Wall Street Journal raporton se kompania synon të reduktojë......

2023, rritja ekonomike nën 2,1%, inflacioni mbi 3% - Qeveria greke, e vendosur të ruajë objektivin e deficitit primar jo më shumë se 1.7% të PBB
Qeveria greke po rishikon projeksionet e saj për rritjen ekonomike dhe inflacionin në vitin 2023 në kahun rënës, pas një përkeqësimi të parashikimeve të......

Gjeorgjia “shijon” rritjen rekord të ekonomisë - Vendi fqinj me Rusinë ka pritur mbi 100 mijë rusë që nga fillimi i luftës
Gjeorgjia mund të konsiderohet në rrugën e duhur për t’u bërë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë këtë vit, pas një fluksi prej më shumë se 100......